E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Evropes Tirana mundesi reale per te hyre ne histori

style=positionrelativez-index2>

Altin Vorpsi

Triumfi ne Kupen e Shqiperise ka nje vlere te dyfishte per Tiranen. Skuadra me e titulluar ne Shqiperi edhe pse ne kampionat nuk beri dot me mire se vendi i peste duke mundur Dinamon siguroi nje trofe qe do ti jape mundesi te marre pjese edhe ne turet paraeliminatore te Liges se Kampioneve. Keshtu bardheblute do te nisin aventuren e tyre evropiane nga raundi i dyte i Liges Evropiane ndryshe nga Flamurtari dhe Vllaznia respektivisht mbyllen kampionatin ne vendin e dyte dhe te trete qe e nisen qe nga raundi i pare kualifikues. Nje ndryshim i tille i adoptuar me ndryshimin e formatit te ish-Kupes UEFA tri vite me pare i ka dhene me shume peshe fitimit te Kupes se Republikes. Gjithmone duke e krahasuar kete te fundit me vendin e dyte dhe te trete te Kategorise superiore. Keshtu fale ketij suksesi ekipi i Refik Halilit do te kete nje shans teorik per te siguruar shortin me te favorshem nga te gjitha shqiptaret e tjera.

Rivalet

Keshtu pas kupes se fituar favori i Tiranes qendron ne faktin qe duke nisur nga raundi i dyte nje pjese e rivaleve kane te njejten shkalle veshtiresie kalimi si ato te Vllaznise dhe Flamurtarit. Gjithmone duhet te mos harrojme se eshte shume i rendesishem fakti qe si per bardheblute edhe per te gjitha skuadrat e tjera shqiptare shorti duhet te tregohet te tregohet bujar. Themi keshtu pasi nese rivali i fituesve te Kupes se Republikes do te jete Crvena Zvezda Nacionali portugez apo Steaua e Bukureshtit shanset per kualifikim do te ishin te vogla. Megjithate nje short normal perkthehet me nje veshtiresi te ngjashme si ajo e dy ekipeve qe nisin qe nga fillimi. Duhet thene se nje nder ekipet qe Tirana duhet te evitoje ne short jane edhe ato qe jane AZ Alkmar vendi i katert ne kampionatin Hollandez Herts vendi i trete ne kampionatin Skocez Brondbi vendi i trete ne Danimarke dhe Jang Bojs skuadra e trete e liges zvicerane.

Mundesi per te hyre ne histori

Nese Tirana do te jete ne gjendje te perfitoje nga ky bonus qe i ofrohet me nisjen nga raundi i dyte dhe do te kaloje te pakten nje raund suksesi do te ishte historik pasi do te shnderrohej ne skuadren e dyte ne historine e futbollit shqiptar qe arrin ne raundin e trete te ndonje kompeticioni europian. Kete e ka bere me pare vetem Flamurtari. Kuptohet dicka te tille mund ta bejne edhe nga Vlora dhe Shkodra gjithmone nese do te kemi fat ne short por te kesh fat dy here dhe te eliminosh dy rivale sa do jo shume te forte eshte gjithsesi nje sfide shume e madhe per nje skuader shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›