SHBA Kandidatet e mundshem republikane per ne zgjedhjet e 2012-s
Kalojme tani ne fushaten presidenciale ne Shtetet e Bashkuara e cila gjate javes se fundit perjetoi disa te papritura per republikanet qe shpresojne ti bejne sfide Presidentit Barack Obama ne zgjedhjet e vitit te ardhshem. Dy republikane te njohur ish-guvernatori i shtetit Arkansas Mike Huckabee dhe biznesmeni i New York Donald Trump vendosen te mos vene kandidaturen duke krijuar shume pikepyetje se kush do te kandidoje per emerimin e Partise Republikane per zgjedhjet e vitit 2012. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Jim Malone sjell hollesi.
Donald Trump terhoqi vemendje te madhe para se te vendoste te me 16 maj per te mos kandiduar. Por ndikimi me i madh mes kandidateve te mundshem republikane deri tani eshte vendimi i zotit Mike Huckabee per te mos kandiduar me gjithe faktin se ai ishte kandidati me i preferuar ne baze te shumices se anketave te opinionit. Zoti Huckabee shpjegoi vendimin e tij ne programin televiziv Fox News Sunday.
Mendoj se thelle ne karakterin tim dicka me tha se nuk eshte koha e duhur dhe nuk eshte thene per tu bere. Ndoshta eshte mungese e pergatitjeve te hollesishme por sidoqofte nuk do te kandidoj kete here.
Tani qe zoti Huckabee dhe zoti Trump vendosen te mos kandidojne disa republikane po e kthejne vemendjen tek ish-guvernatori i shtetit Massachusetts Mitt Romney. Ai nuk ka shpallur zyrtarisht kandidaturen por po grumbullon shuma te medha parash dhe sipas shumices se anketave te opinionit eshte ne krye te kandidateve te mundshem republikane.
Megjithate zoti Romney po kritikohet ashper nga konservatoret lidhur me planin per reformimin e kujdesit shendetesor ne Massachusetts te cilin ai miratoi kur ishte guvernator dhe qe u be model per planin e presidentit Obama per kujdesin shendetesor ne gjithe vendin i cili u miratua nga Kongresi vitin e kaluar.
Zoti Romney nuk eshte i vetmi kandidat i mundshem qe perballet me sfida te ngjashme. Ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich ka shpallur zyrtarisht kandidaturen por vazhdon te perballet me pikepyetje rreth dy divorceve dhe nje historie me veprime jo te moralshme ceshtje keto shqetesuese per konservatoret e ceshtjeve sociale nje bllok ky i rendesishem i Partise Republikane. Ja si u shpreh zoti Gingrich ne programin Meet the Press te rrjetit televiziv NBC.
Une kam bere gabime ne jete. Me eshte dashur ti kerkoj Zotit qe te me fale dhe te ktheje tek une ndjenjen e ripajtimit prandaj do tu kerkoja votuesve te me shikojne si nje njeri qe kam ndryshuar dhe kush jam sot.
Kongresmeni i Teksasit Ron Paul ka shpallur kandidaturen nderkohe qe ish-guvernatori i Minesotes Tim Pawlenty dhe ish-senatori i Pensilvanise Rick Santorum kane ndermarre gjithashtu hapa drejt hapjes se fushates per ne Shtepine e Bardhe.
Por sipas disa anketave te fundit te opinionit republikanet jane te pakenaqur me kandidatet e deritanishem presidenciale madje do te deshironin te shikonin kandidate te tjere pasi ata mendojne se gara per emerimin e kandidatit republikan kete here eshte me e hapur sesa ka qene ne shume dekada. Peter Brown eshte studiues ne Institutin e Anketimeve prane Universitetit Quinnipiac ne Connecticut.
Nje gje eshte shume e qarte. Votuesit republikane duan dike qe mund te fitoje ndaj Barack Obames dhe kjo eshte nje gje e madhe per ta dhe pikerisht ky do te jete nje prej faktoreve qe do te motivoje shume republikane ne zgjedhjet e 2012-s.
Guvernatori i Indianes Mitch Daniels thote se do te vendose se shpejti nese do te kandidoje. Po ashtu edhe anetarja e Kongresit nga Minnesota Michele Bachmann e preferuar nga konservatoret rreth ceshtjeve sociale dhe perkrahese e levizjes Tea Party e cila kerkon nje qeveri me te vogel.
Por analistet thone se nuk eshte kurre e lehte qe te kandidosh kunder nje presidenti vecanerisht nje presidenti si Barack Obama i cili ka provuar se eshte i afte te mbledhe fonde dhe te beje fushate. Stephen Wayne eshte profesor i ceshtjeve qeveritare ne Universitetin Georgetown ne Uashington.
Kandidimi kunder nje presidenti ne nje kohe kur ekonomia po rimekembet dhe nje presidenti qe mund te grumbulloje shume para dhe qe nuk ka opozite nga partia e tij eshte nje hap i madh herkulian dhe asnje prej kandidateve serioze nuk do te donin te hynin ne gare nese mund te presin edhe per 4 vjet te tjere.
Shumica e eksperteve e shikojne zotin Obama ne nje pozite te favorshme per rizgjedhje por kjo nuk eshte aspak e sigurt. Ata thone se rizgjedhja e presidentit Obama ka te ngjare te varet tek vazhdimi i zhvillimit ekonomik dhe hapjes se vendeve te punes dhe se nje zmbrapsje e papritur mund te ndryshoje me shpejtesi dinamiken e rrjedhes politike ne fushaten zgjedhore te vitit 2012.
Nderkohe disa republikane shpresojne te terheqin ne gare kandidate te tjere si per shembull ish guvernatori i Florides Jeb Bush dhe guvernatori i New Jersey Chris Christie. Por qe te dy kane thene se nuk do te kandidojne. Nje republikane e njohur e cila nuk ka dhene shenja nese do te kandidoje apo jo eshte ish-guvernatorja e Alaskes Sarah Palin ish-kandidatja per nenpresidente ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2008.
Te pakten 89 te vrare nga stuhia ne Misuri
Nje tornado shkaktoi deme te medha ne shtetin amerikan te Misurit duke vrare te pakten 89 persona. Stuhia e fuqishme perfshiu qytetin Xhoplin rreth 220 kilometra ne jug te qytetit Kansas duke shkaterruar shtepi makina dhe nje spital qe u desh te evakuohet. Zyrtaret thane se presin qe numri i te vdekurve te rritet. Fuqia e eres beri qe rrenojat te fluturonin deri ne 100 kilometra larg. Nje tornado tjeter ne shtetin e Minesotes vrau nje person dhe plagosi 30 te tjere. Stuhi te fuqishme kane perfshire disa shtete amerikane mes Uiskonsinit dhe Oklahomes. Presidenti Obama bisedoi ne telefon me guvernatorin e Misurit per ti shprehur keqardhje dhe premtoi mbeshtetjen e qeverise ne perpjekjet e rimekembjes.