E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Evropës, përcaktohen grupet


Pas Ligës së Kampionëve, sot në Montekarlo është hedhur shorti i grupeve të Ligës së Evropës për sezonin e ri.
Janë gjithsej 12 grupe me nga katër ekipe secili. Në bazë të rregullores, në një grup nuk mund të vendosen dy ekipe nga i njëjti shtet.

Dy ekipet e para të secilit grup do të vijojnë më tej dhe së bashku me tetë skuadrat që do të renditen të tretat nga Liga e Kampionëve (gjithsej 32), do të përplasen me njëra-tjetrën në fazën e eliminimeve direkte deri në finalen e Dublinit më 18 maj.

GRUPI A - Juventus, Mançester Siti, Red Bull Salzburg, Leh Poznan

GRUPI B - Atletiko Madrid, Bajer Leverkusen, Rozenborg, Aris

GRUPI C - Sporting Lisbona, Lilë, Levski Sofia, Gand

GRUPI D - Vilareal, Bryzh, Dinamo Zagreb, Paok

GRUPI E - Az Alkmar, Dinamo Kiev, Bate Borisov, Sherif

GRUPI F - Cska Moska, Palermo, Sparta Praga, Lozana

GRUPI G - Zenit Shën Petërburg, Anderleht, Aek, Hajduk Split

GRUPI H - Shtutgart, Getafe, Odense, Jang Bojs

GRUPI I - Psv Eindhoven, Sampdoria, Metalist Kharkiv, Debreçen

GRUPI J - Sevilja, PSG, Borusia Dortmund, Karpati Lviv

GRUPI K - Liverpul, Steaua Bukuresht, Napoli, Utreht

GRUPI L - Porto, Beshiktash, Cska Sofia, Rapid Viena

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›