E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampioneve Bajerni pret tia servire te ngrohte pjaten e hakmarrjes Interit

Tri jave me pare Bajerni mundi Interin ne San Siro 1-0. Per zikaltrit mund te mungoje Lusio

Kete vit per Bajernin shprehja e famshme per hakmarrjen eshte nje pjate qe serviret e ftohte duket se nuk ka shume vend. Themi keshtu pasi skuadra bavareze vetem dhjete muaj pas humbjes se finales ne Madrid ndaj Interit do te kete mundesi qe te marre revanshin. Sot ekipi i Van Galit pas triumfit ne San Siro 1-0 pret kampionet ne fuqi te Liges se Kampioneve per te zhvilluar takimin e kthimit qe vlen nje bilete per ne cerekfinale.

Van Gal Do te fitoj dhe me pas do te iki

Pak dite pasi i vendosen daten e skadences teknikut skuadra e Van Galit kete fund sezoni do te largohet nga Bajerni reagoi mjaft mire. Kete fundjave bavarezet shkaterruan ne Allianz Arena 6-0 skuadren e Hamburgut dhe presin keshtu te qete sfiden me Interin. Luis van Gali qe pak dite me pare ra dakord me drejtuesit e ekipit qe te mbyllnin kontraten nje vit para afatit edhe gjate konferences per shtyp qe mbajti dje u mundua qe ti shmangte pyetjet qe kishin lidhje me te ardhmen e tij por gjithsesi nuk mundi te shuante shpejt kureshtjen e gazetareve. Momenti me i keq ishte para se te merrnim ate vendim pra qe te mbyllnim raportin tone ne fund te sezonit. Ndersa tani nuk ka shume tension. Gjithsesi dua tju them se nese triumfi qe morem ne shtepi ndaj Hamburgut ishte pasoje e shkarkimit tim atehere te gjitha skuadrat te njejten gje do te benin. Tani per tani jam trishtuar per faktin se nuk do te kem mundesi te vazhdoj punen ne kete klub qe une si trajner e konsideroj si me te mirin ne bote por ja qe une dhe drejtuesit kemi filozofi te ndryshme keshtu eshte e drejte qe te ndahemi. Besoj se do te ndahemi edhe nese do te fitonim Ligen e Kampioneve. Ne fillim do te festojme pastaj do ti japim lamtumiren njeri-tjetrit.

Reagimi

Edhe pse tekniku holandez nuk u tregua shume i shokuar nga kjo lamtumire e paralajmeruar perseri mbetet fakti se tek Bajerni te gjithe po perjetojne nje atmosfere disi te cuditshme. Dhe nese Bekenbaueri ka dale hapur kunder vendimit te drejtuesve te Bajernit Nuk ben me pjese e stafit drejtues si mund te kundershtoj nje ikone te Bajernit - tha Van Gali per Kajzerin nga ana tjeter eshte ylli i ekipit Riberi qe pas shkarkimit te tij pohoi Skuadra eshte me e qete paksa me e lehtesuar. Sa i perket kesaj ceshtjeje gazetaret pyeten teknikun nese ekipi i tij do te kushtezohej ndopak nga kjo situate. Nje profesionist i vertete duhet qe te perqendrohet gjithmone ne takimin e radhes. Edhe pse jo gjithmone eshte e lehte per te bere dicka te tille pasi lojtaret jane njerez dhe eshte shume veshtire qe te hamendesosh reagimin. Por tanime pas triumfit me Hamburgun mendoj se na eshte rikthyer besimi ne vetvete.

Statistika

Besimi ne aftesite e veta do ta ndihmoje shume skuadren gjermane qe te munde kampionet ne fuqi edhe pse nga ana tjeter holandezi tregon se edhe statistikat flasin per Bajernin Nje delegat i UEFA-s me ka thene se ne Ligen e Kampioneve vetem nje skuader ka arritur qe te kualifikohet pas humbjes qe ka pesuar ne shtepi takimin e pare. Pra me statistika ne jemi para. Sa i perket planit taktik Van Gali pohoi se asnjehere skuadra e tij nuk ka qene prapa rivaleve Ata nuk do te luajne ndryshe nga cluajten takimin e pare. Interi nuk ndryshon shume nese luan me rombin ne fushe 4-4-2 pra me nje shkaterrues dhe nje fantazist dhe me dy lojtaret te paster krahu apo me skemen 4-2-3-1. Une mund tju them me siguri te plote se ashtu sic ishin superiore ne Madrid ne finale ashtu ishin superiore edhe ne San Siro para tri javesh. Ne futboll eshte e rendesishme te gjesh golin. Gjithsesi mendoj se do te kemi nevoje qe te shenojme edhe neser sot pasi qe te mundesh kampionet ne fuqi te Evropes asnjehere nuk eshte nje mision i lehte.

Kur do te shenosh Mario

Fakti qe do te largohet ne fund te sezonit nuk i ka ulur aspak humorin Van Galit. Gjate konferences per shtyp tekniku holandez u ul ne vendin e gazetareve ne momentin kur ne kateder u ngjit Mario Gomez. Ne nje pike te konferences Van Gali ngriti doren dhe kerkoi fjalen per ti bere nje pyetje sulmuesit te tij Mario ne cilen minute do te shenosh Pas ketij momenti Gomez qe vendosi takimin e pare duke shenuar ne minuten e 90-te duke qeshur iu pergjigj Ne cilin minute preferon te shenoj Ah po te ishte kaq e lehte - perfundoi teknikuhellip

Shvajnshtajger Mund te fitojme Ligen e Kampioneve

Kujtimi i finales se humbur nje sezon me pare ne Ligen e Kampioneve eshte motivimi me i madh per te gjithe futbollistet e Bajernit te Mynihut - deklaroi Bastian Shvajnshtajger ne prag te perballjes me interistet. Gjermanet fituan minimalisht ne transferte dhe u mjafton te mos humbin ne Mynih per te siguruar vendin midis tete skuadrave me te mira te kontinentit. Te gjithe e pritem me gezim te madh shortin kur mesuam se kundershtari yne do te ishte Interi - pohoi Shvajnshtajger ne faqen zyrtare te UEFA-s. Ishte rasti me i mire per tu hakmarre per finalen e humbur nje vit me pare. Ne finalen e Madridit ata ishin me te forte se ne ne planin taktik por ne ndeshjen e tri javeve me pare ndodhi e kunderta. Duke qene se duhet te luanin ne shtepi ndeshjen e pare u detyruan te sulmonin dhe kjo beri qe te krijonin hapesira pas. Sipas mesfushorit te kombetares gjermane shorti mund tu rezervonte ekipe me te forta bavarezeve por Interi nuk eshte nje kundershtar qe mund te nenvleresohet. Ata jane kampionet ne fuqi dhe nuk ka nje rrezik nenvleresimi pavaresisht fitores ne shtepine e tyre. Ne kete sezon Liga e Kampioneve eshte shansi yne i fundit per te fituar dicka prandaj te gjithe jemi te perqendruar. Jemi te bindur qe ne sfiden e dyfishte mund te tregojme se kemi nje skuader me te mire se ata pavaresisht se Interi ka ne radhet e saj dy kampione te medhenj si Eto dhe Shnajder. Sipas Shvajnshtajgerit skuadra me e suksesshme ne historine e futbollit gjerman i ka mundesite te mberrije deri ne finalen e Londres. Fitorja varet edhe nga shorti por me pare duhet te fitojme ndaj Interit. Per te mberritur ne finale duhet gjithmone pak fat. Nje vit me pare ishim duke humbur 3-0 ne fushen e Mancesterit perpara se te shenonim dy gola dhe te kualifikoheshim. Megjithate eshte e qarte qe kemi cilesine per te mberritur deri ne fund dhe per te fituar titullin.

Te demtuarit

Sa u perket formacioneve duhet thene se ne kampin bavarez pervec Olicit qe prej muajsh nuk luan per shkak te nje demtimi te gjithe futbollistet jane gati te zbresin ne fushen e lojes nderkohe qe nga kampi zikalter behet me dije se Tiago Mota do te mungoje per shkak te nje demtimi. Gjithashtu me shume dyshim do te jete edhe prania e Lusios. Braziliani qe dje nuk u stervit me grupin do te zbrese ne fushen e lojes vetem nese arrin qe te duroje dhimbjet te cilat i jane shkaktuar nga nje demtim ne kofshe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›