E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Veres/ Piloti gjerman i Flying Bulls jep spektakel ne Tirane

Kete vit pervec festimeve te zakonshme me koncerte e grumbullime ne bulevardin kryesor banoreve te Tiranes iu dha mundesia qe te shijonin spektaklin unik qe ofroi nje pilot gjerman. Behet fjale per ekspertin e Flying Bulls Rainer Vilke. Ky i fundit me helikopterin tij BO 105 CB realizoi per rreth 30 minuta disa manovra akrobatike mbi Liqenin Artificial te Tiranes dhe mbi bulevardin Deshmoret e Kombit duke terhequr vemendjen edhe te mijera qytetareve te cilet mbajten frymen per disa minuta teksa shihnin akrobacite e ketij helikopteri ne qiell te hapur. Piloti Vilke i cili ka realizuar 8500 ore fluturime dhe me nje pervoje shume te madhe ne fushen e aviacionit u shpreh perpara fluturimit se me e rrezikshme i duket rruga qe ben me makine per te shkuar ne pune sesa ekzibicionet ne ajer. Ai eshte nga te paktet pilote ne bote qe mund te mbaje helikopterin shume prane me limitet e aerodinamikes nderkohe qe eshte duke performuar. Vilke eshte shprehur se helikopterin BO 105 nuk e nderron me asnje model tjeter. Pjesa qe i pelqen me shume tek ky tip helikopteri eshte sistemi i helikave edhe helikopteret modern te diteve te sotme nuk mund ta sfidojne. Gjithashtu pilotin nuk e shqeteson aspak fakti se helikopteret jane te vjeter pasi shkalla e mirembajtjes se tyre arrin majat ne oficinen e tyre Hangar 8 prane aeroportit te Salzburgut ne Austri. Hangar-8 eshte vendi i grumbullimit riparimit mirembajtjes se ketyre avioneve dhe helikoptereve. Ky hangar i tejkalon te gjitha standardet e zakonshme nderkombetare dhe jo pa qellim aeroplane te tille si ata qe fluturohen nga Flying Bulls kerkojne kujdes te vazhdueshem dhe profesional te nivelit te larte. Flying Bulls eshte nje korporate aviacioni private nen pronesine e Red Bullit e krijuar ne vitin 1999 nga te apasionuarit e aviacionit te cilet i perkushtohen mirembajtjes se aeroplaneve dhe helikoptereve historike duke i lejuar ata te fluturojne akoma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›