E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve ne mbremje Inter-Totenhem

Inter-Totenhem pritet te jete ndeshja me e rendesishme e mbremjes ne Ligen e Kampioneve pasi te dyja skuadrat do te kerkojne vendin e pare ne grupin A.

Detyra me e veshtire per londinezet eshte mbulimi i rrepte i Samuel Etoo sulmuesi me ne forme per momentin te kampionet italian pasi ka shenuar 12 gola ne 11 ndeshje.

Trajneri i Tottenhem Herri Rednep ka pohuar se kjo ndeshje ka nje rendesi te vecante per ecurine e ketyre skuadrave ne aktivitetin me te rendesishem evropian per klube.

Mezi po pres qe te luhet kjo ndeshje sepse eshte shume e rendesishme. E dime qe do te jete nje test i veshtire por kemi ne perberje futbolliste cilesore dhe e dime qe mund te bejme nje ndeshje shume te mire eshte shprehur Rednep i cili eshte optimist edhe pse ne kete sfide nuk do te kete ne dispozicion Rafael Van Der Vaart i pezulluar dhe mbrojtesin Ledli King te demtuar.

Nderkohe trajneri i Interit Rafa Benitez ka theksuar se kundershtari nuk eshte nje ekip shume i lehte per tu mundur.

Tottenham ka energjine dhe kualitetin e duhur ka pohuar spanjolli.

Sot nuk eshte detyrim te kesh eksperience ne Ligen e Kampioneve pasi i ke te gjitha mundesite te pergatisesh ndeshjen ne menyren me te mire. Diferencen e bejne padyshim lojtaret ne fushe ka perfunduar Benitez.

Nje lajm i mire vjen edhe nga infermieria interiste rikthehen ne kete sfide nga demtimet Pandev Cambiaso dhe Tiago Mota.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›