Liga e Kampionëve, në mbrëmje përballja Bayern- Olimpik Lion
Pas ndeshjes spektakolare ne “Meazza” te Milanos, prozhektoret e Liges se Kampioneve do te transferohen sot ne mbremje ne “Allianz Arena”, ku Bajerni i Mynihut dhe Olimpiku i Lionit do te diskutojne mes tyre perballjen e pare gjysmefinale. Bavarezet e drejtuar nga Louis van Gal do te kerkojne te fitojne per te siguruar kualifikimin qe ne sfiden e pare, pasi ndeshja e kthimit nuk jep asnje siguri me francezet qe eliminuan ne menyre te bujshme Realin e Madridit ne cerekfinale.
“Te gjithe lojtaret jane te motivuar per te arritur nje rezultat pozitiv qe do te na e beje me te lehte kualifikimin. Lioni eshte nje skuader e forte dhe per kete arsye duhet te marrim maksimumin ne fushen tone”, ka bere te ditur zevendestrajneri i Bajernit Andres Jonker, i cili ka refuzuar te komentoje perfshirjen e Frank Ribery ne hetim e prokurorise franceze mbi nje rrjet prostitucioni. Gjithsesi talenti francez do te zbrese ne fushe kunder Lionit vetem ne pjesen e dyte, pasi vuan nga nje lodhje muskulare.
Nderkohe, trajneri i Lionit Claude Pyel eshte shprehur perpara transfertes bavareze se skuadra e tij e ka klasin per te kaluar Bajernin e Mynihut dhe te siguroje finalen e Champions. “Ne jemi te kenaqur qe kemi arritur ne gjysmefinale dhe nuk duam te ndalemi ketu. Do te luajme dy ndeshje shume te veshtira, por kemi forcen dhe klasin per te arritur ne nje finale historike”, ka thene Pyel, i cili nese do te kualfikohej do te hynte ne histori si trajneri i pare qe con Lionin ne nje finale te Champions.
Nertan Prifti