E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Messi do të shkëlqejë në ndeshjen e kthimit


Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se performanca e qetë e Lionel Messi në takimin e mbrëmshëm në San Siro ka qenë një prej përparësive të Interit.

Messi rrallë u vërejt në fushë derisa Interi mposhti Barcelonën me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

"Ne do t'ju ftojmë juve në Barcelona dhe pastaj do të shihni Messin e vërtetë. Fansat tanë do të jenë prapa nesh dhe ne mund ta bëjmë atë. Sot nuk ishte ndeshja jonë më e mirë dhe Interi nuk është një ekip që ju lejon të luani me lehtësi. E uroj kundërshtarin dhe shpresoj se mund t'ia dalim më mirë në ndeshjen e kthimit", ka thënë Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›