E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampioneve rikthehen gjigantet

Askush nuk e di receten per te mbrojtur titullin ne Ligen e Kampioneve qysh kur kompeticioni nderroi formatin ne vitin 1992. Interi do te jete ekipi i fundit qe do te perpiqet ta fitoje dy here rresht trofeun me te rendesishem europian per klubet teksa skuadra italiane ka te njejti grup lojtaresh por nje trajner te ri.

Qysh kur ngriti trofeun ne Madrid ne muajin maj Interi zevendesoi Hoze Murinjon i cili u nis te Reali i Madridit me Rafael Benitezin por qendroi thuajse i qete ne tregun e merkatos verore. Zikalterit shiten sulmuesin Mario Baloteli te Mancester Siti dhe i shtuan skuadres dy te rinj premtues te rikthyer prej huazimeve sulmuesin Xhonatan Biabiani dhe mesfushorin Kutinjo respektivisht nga Parma dhe Vasko de Gama.

Pas ripushtimit te Europes pas me shume se kater dekadash qysh kur klubi fitoi dy tituj rresht ne vitet 1960 lojtaret e Interit jane te uritur te tregojne se motivimi i tyre eshte real. Maikon tha per UEFA.com Ju gjithmone keni nevoje te jeni te motivuar dhe kur ju vishni fanellen e Interit motivimi eshte i larte - tha ai.

Cdo lojtar deshiron te te bejne ate qe vetem pak ekipe ia kane dale te arrijne te fitojne gjithcka. Ky eshte motivimi me i rendesishem. Ne vuajtem shume gjate dy viteve me Interin te eliminuar ne te dyja rastet ne raundin e nje te tetave - vazhdoi ai.

Sezonin e kaluar ne ia dolem te fitonim dhe ne e merituam pasi mundem ekipet qe e deshironin kete trofe po aq sa ne. Vitin e kaluar ishte momenti yne dhe ne e dime se sa e veshtire do te jete te mbrojme titullin.

Interi e filloi eren e re nen Benitezin duke mundur Romen ne finalen e Superkupes se Italise por deshtoi ne finalen e Superkupes se UEFA-s perballe Atletikos se Madridit.

Uesli Shnajder eshte i bindur se skuadra i ka mundesite per nje tjeter sezon te shkelqyer. Gjeja me e rendesishme eshte qe ne jemi te gjithe bashke si ekip askush nuk u largua nga 11-shi titullar. Natyrisht ne kemi nje trajner tjeter dhe te gjithe trajneret jane te ndryshem ne menyren sesi ata e organizojne taktiken.

Maikon shtoi Benitezi eshte nje trajner i madh dhe i pelqen te fitoje trofe si Liga e Kampioneve ai tashme e ka treguar me Liverpulin dhe kudo ku ka punuar.

Portieri Hulio Sezar tha Ai eshte nje trajner qe ka mentalitetin e duhur per ekipe te medha. Ai eshte dikush qe nuk i pelqen te humbase.

Kater trofe
Sezonin e kaluar Interi fitoi Ligen e Kampioneve kampionatin italian Kupen e Italise dhe Superkupen e Italise. Asnje ekip italian nuk e ka arritur me pare kete.

Lista e Benitezit
Trajneri i Interit Rafa Benitez eshte duke menduar qysh tani per merkaton e janarit. Ai i ka paraqitur presidentit Morati dhe drejtorit teknik Branka nje liste te vertete shpenzimesh.

Liga e Kampioneve rikthehen gjigantet

E marta dhe e merkura me 16 ndeshjet e programuar do te risjellin ne skenen e futbollit europian perplasjet e para te gjiganteve ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve. Ne grupin A Interi kampioni ne fuqi i Europes e nis me sfiden ne Holande kunder Tuentes. Verderi gjerman do te perballet ne shtepi me anglezet e Totenhemit. Lion-Shalke dhe Benfika-Hapoel Tel-Aviv jane dy perplasjet e grupit B. Mancester Junaitid do te jete ne aksion kunder skocezeve te Renjnxhersit ne grupin C. Debutuesja turke Bursaspor pret Valencian. Ne grupin D Barcelona e nis me greket e Panathinaikosit ndersa Kopenhageni pret ruset Rubin Kazanit. E merkura ofron keto cifte Bajern Munih-Roma Kluzh-Bazel Marseje-Spartak Moske Zilina-Celsi Real Madrid-Ajaks Milan-Okser Arsenal-Braga dhe Shahktar-Dontesk.

LIGA E KAMPIONEVE
FAZA E GRUPEVE
DITA I

14 shtator 2010 2045

A Tuente-Inter
A Verder-Totenhem

B Lion-Shalke
B Benfika-Hapoel Tel-Aviv

C Mancester Jun.-Rejnxhers
C Bursapor-Valencia

D Barcelona-Panathinaikos
D Kopenhagen-Rubin Kazan

15 shtator 2010 2045

E Bajern Munih-Roma
E Kluzh-Bazel

F Marseje-Spartak Moske
F Zilina-Celsi

G Real Madrid-Ajaks
G Milan-Okser

H Arsenal-Braga
H Shahktar-Dontesk

Murinjo gati per sfiden speciale

Nofka e tij eshte bere e perbotshme qysh kur Hoze Murinjo percaktoi veten si Special One pasi udhehoqi Porton ne fitimin e titullit te Liges se Kampioneve ne vitin 2004. Murinjo nuk ia doli te fitoje me Celsin por e beri ate me Interin ne vitin 2010. Tani per portugezin nis sfida per trofeun e trete ne drejtimin e Realit te Madridit qe nga ana e tij e ka fituar 9 here trofeun por qe i mungon qysh nga viti 2004. Ne grupin G Reali ka kundershtare Milanin Ajaksin dhe Oskerin. Te them te drejten une nuk jam me fat me kete short - tha Murinjo per UEFA.com. Milani dhe Ajaksi jane klube me histori te madhe dhe kulture futbolli.

Fergusoni kunder te kaluares se tij

Kur Mancester Junaitid do te perballet me Rejnxhersin ne ndeshjen hapese te Liges se Kampioneve trajneri i Djajve te kuq Aleks Fergusoni do te perballet me te kaluaren e tij madje do te kete perballe ish-ndihmesin e tij Valter Smith. Rejnxhersi eshte nje ekip shume i organizuar dhe i veshtire per tu mundur - tha Fergusoni.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 14 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›