E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve thotë sonte fjalën e fundit për grupet e para

Tiranë (Start) - Katër grupet e para në Ligën e Kampioneve do të thonë sonte fjalën e tyre të fundit. Në grupin A, Roma do të presë sonte skuadrën e Bordosë për të konfirmuar vendin e parë. Çelsi do të presë Kluzhin në “Stamford Brixh”. Matematikisht blutë nuk e kanë arritur akoma kualifikimin, dhe në këtë ndeshje nuk kërkojnë të tolerojnë në asnjë mënyrë.

Në grupin B gjithçka është e hapur për natën e sotme. Ndeshja që tërheq tërë vëmendjen është ajo midis Panathinaikosit dhe Anorthosisit. Grekët ndodhen me një pikë më tepër se qipriotët, dhe kjo ndeshje do të jetë vendimtare për ecurinë e këtyre ekipeve. Disi më komod qëndron Interi, megjithëse do të luajë një ndeshjet të vështirë, atë me Verder Bremenin në Gjermani. Për italianët i sigurtë është vetëm kualifikimi, pasi kreu nuk është akoma i sigurtë për ta. Një barazim i tyre në rastin më të mirë, dhe një fitore e Panathinaikosit në ndeshjen tjetër, do të detyronte kampionët e Italisë të lëshonin kreun.

Në grupin C, Barcelona e Guardiolës do të presë vetëm për statistika skuadrën e Shaktarit. Katalanasit e kanë arritur me kohë kualifikimin, dhe në këtë takim pritet të ndihmojnë vetëm Sportingun, i cili do të luajë në ndeshjen tjetër me modestët e Bazelit.

Grupi D i ka ndarë skuadrat në 2 pjesë, Liverpuli dhe Atletiko e madridit do të kërkojnë kreun, ndërsa Marseja dhe PSV do të kërkojnë një vend që të çon në Kupën Uefa. Marseja do të presë Atletikon, ndërsa PSV do të jetë pritësja e Liverpulit.

Më poshtë do të paraqesim ndeshjet e grupeve A, B, C, D, dhe renditjen e skuadrave në to.

Grupi A

20:45 AS Roma ? - ? Bordeaux
20:45 Chelsea ? - ? CFR Cluj

Roma 9
Chelsea 8
Bordeaux 7
CFR Cluj 4

Grupi B

20:45 Panathinaikos ? - ? Anorthosis
20:45 Werder Bremen ? - ? Inter Milan

Inter 8
Panathinaikos 7
Anorthosis F. 6
Werder B. 4

Grupi C

20:45 Barcelona ? - ? Shakhtar Donetsk
20:45 Basel ? - ? Sporting Lisbon

Barcellona 13
Sporting Lisbona 9
Shakhtar Donetsk 6
Basilea 1

Grupi D

20:45 Marseille ? - ? Atletico Madrid
20:45 PSV Eindhoven ? - ? Liverpool

Atletiko 11
Liverpul 11
Marseille 3
PSV Eindhoven 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›