E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Karamanlis bën thirrje për unitet kombëtar

Athinë -Kryeministri grek, Costas Caramanlis, ka kërkuar sot unitet kombëtar dhe qetësim të situatës, ku u ka kërkuar forcave politike që të dalin kundër shkaktarëve trazirave, pas tri ditë dhune urbane të shkaktuara nga vdekja të shtunën e një adoleshenti të vrarë nga policia.

"Në këto orë vendimtare, bota politike duhet të dënojë dhe izolojë në mënyrë kategorike dhe unanime autorët e këtyre shkatërrimeve. Është detyra jonë demokratike, është ajo çka kërkojnë qytetarët dhe është ajo që na imponohet nga detyra jonë kombëtare", tha Karamanlis pas një takimi të shkurtër me kryetarin e Shtetit, Karolos Papulias.

Kryeministri i vënë në pozita më delikate nga dhuna, do të takohet gjatë ditës me drejtues të opozitës parlamentare, socialiste, komuniste, të majtën radikale dhe ekstremin e djathtë. Në një mesazh drejtuar kombit të hënën ai e kishte forcuar tonin kundër autorëve të dhunës, duke nënvizuar se trazirat "nuk mund dhe nuk duhen toleruar".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›