E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Liga e Kombeve, Shqipëri – Çeki, publikohet formacioni titullar i kuqezinjve

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sonte në orën 20:45 me Çekinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndeshje e vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Trajneri i Kombëtares Silvinjo ka publikuar formacionin titullar me të cilin kuqezinjtë do të zbresin sonte në fushë. Rreshtimi me skemën 4-3-3 nuk ndryshon. Në portë do të jetë Strakosha, teksa në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të jenë Asllani dhe Ramadani dhe Laçi. Krahët e sulmit do të mbulohen nga Asani dhe Bajrami, ndërsa maja e sulmit i është besuar Tucit.

Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti, mbrëmjen e djeshme në konferencën zyrtare për media në prag të sfidës ndaj Çekisë, deklaruan se nëse skuadra jep 100% në fushë, mund të marrë rezultatin pozitiv.

Çekia (3-4-3): Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Chory, Sulc Trajner: Ivan Hasek.

Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim.

Shqipëria dhe Çekia janë përballur 4 herë mes tyre që nga koha kur Çekia u nda nga Sllovakia.

Deri tani statistikat flasin për epërsi të çekëve, të cilët kanë fituar 2 ndeshje, teksa një sfidë ka përfunduar në barazim dhe një fitore shënohet për Shqipërinë.

Sfida e parë për grupin B1 të Ligës së Kombeve 11 tetorit 2024 e luajtur në Pragë, përfundoi me fitoren 2-0 të çekëve me dy gola të Thomas Chory’.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›