E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liga e Kombeve, Shqipëria humb 1-0 ndaj Gjeorgjisë

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Sfida Shqipëri-Gjeorgji është mbyllur me fitoren 1-0 të mysafirëve. Goli u shënua nga Kochorashvili në minutën e 71’, pas një goditje nga jashtë zone, duke shtangur mbrojtjen kuqezi, ndërsa portieri Strakosha shoqëroi me sy topin që përfundoi në rrjetë.

Ndeshja e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kombeve, grupi B, Liga 1, nisi me drithërima. Fillimisht ishin Gjeorgjanët, që vizituan portën e mbrojtur nga Thomas Strakosha, duke u shfaqur të rrezikshëm dhe me një mesazh të qartë për kombëtaren kuqezi, se sfida nuk do të ishte aspak e lehtë. Në minutën e dytë, ishte Khvicha Kvaratskhelia, që u shfaq rrezikshëm në zonë, por kapiteni Hysaj dhe qendërmbrojtësi Kumbulla larguan rrezikun. Kuqezinjtë e Silvinjos u përgjigjëm menjëherë. duke krijuar një rast shënimi përmes Arbër Hoxhës. Por topi përfundoi mbi tranversën e portës së mbrojtur nga Giorgi Mamardashvili.

Sfida vijoj me ritëm të lartë, ndërsa Gjeorgjanët patën dhe një rast tjetër mjaft të mirë shënimi në mesin e pjesës së parë, kur Kvaratskhelia u shërbye në zonë, por nuk arriti ta devijonte topin në rrjetë. Të besuarit e Silvinjos nga krahu tjetër u shfaqën rrezikshëm përmes sulmuesit Manaj, por asesi nuk arritën të vinin në vështërisë portierin kundërshtarë. Pjesa e parë u mbyll me shumë raste, por pa gola.

Pjesa e dytë shfaqi një Gjeorgji më cinike dhe të bindur për rezultatin, çka solli dhe rezultatin pozitiv për mysafirët, të cilët gjetën golin në minutën e 71’, përmes Kochorashvili. Ky i fundit goditi nga jashtë zone duke çuar topin në rrjetë. Gjeorgjia me këtë fitore u ngjit në kuotën e 6 pikëve, duke kryesuar e vetme grupin. Në vendin e dytë është Shqipëria me 3 pikë, ashtu si edhe Çekia, e cila fitoi ndaj Ukrainës me rezultatin 3-2.  Ukraina mbetet në fund të klasifikimit me 0 pikë.

Liga B, Grupi 1
1. Gjeorgjia 6 pikë   (6:1)
2. Shqipëria 3 pikë  (2:2)
3. Çekia      3 pikë   (4:4)
4. Ukraina   0 pikë   (2:7)

Ndeshjet e dyta në grup:
-Shqipëri-Gjeorgji  0-1
-Çeki-Ukrainë 3-2

/Vijon/

Sfida Shqiperi-Gjeorgji, Foto Agim Dobi 1 nga 4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›