E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet debat per kandidatet ne Kushtetuese PD kunder Jorgaqit

TIRANE-Komisioni parlamentar i Ligjeve ka nisur sot diskutimin rreth njeres prej kandidaturave te propozuara nga presidenti Bamir Topi.
Relatorja e ceshtjes Mesila Dode eshte shprehur kunder kandodatures per Edlira Jorgaqin. Dode u shpreh se kandidatja le shume per te deshiruara me paanesine ne politike. Sipas Dodes Jorgaqi ka shkelur ligjin e konfliktit te interesit.

Kjo eshte kundershtuar nga deputetet socialiste. Ermonela Felaj tha se argumentet e demokrateve jane absurde pasi sipas saj Jorgaqi nuk eshte mbeshtetur nga Partia Socialiste. Deputetja e opozites akuzoi maxhorancen se nuk merr parasysh kriteret profesionale por kerkon militante per te qene anetare ne Gjykaten Kushtetuese.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›