E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet serish Gerdeci munguan avokatet

TIRANE-Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane ka shtyre per te disaten here seancen e radhes per ceshtjen Gerdeci me 29 te pandehur. Shkak per shtyrjen e seances u be mungesa e avokateve.

Ndersa seancen e kaluar ka qene shkak per shtyrje mungesa e gjyqtares Famira Hajdari.

Shtyrja qe iu be sot seances eshte shytrja e radhes pasi gjyqi per Gerdecin njeh shume te tilla ne procesin e gjate qe ka nsiur prej vitit te kaluar.
Dy seanca me pare shkak per shtyrje u be arrestimi i nje prej avokateve te ceshtjes pasi akuzohet per korrupsion.

Aktualisht ky proces eshte fokusuar ne shqyrtimin e provave te prokurorise kunder te pandehurve te cilet akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur me 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec te Tiranes ku si pasoje e nje shperthimi ne ish- fabriken e demontimit te municioneve luftarake humben jeten 26 persona ndersa u plagosen dhjetra te tjere.

Ceshtja Gerdeci eshte nje nga me te medhate ne historine gjyqesore te pas viteve 90 jo vetem per nga numri i madh i te pandehurve por edhe i deshmitareve mbi 300 te tille.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›