Ligjet duhet të jenë gati para pushimit të verës

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën plenare lidhur me ligjet për liberalizim. Pakoja prej tetë ligjesh, që i kërkon procesi i liberalizimit të vizave, duhet të miratohet para pushimeve të verës, nëse realisht dëshirohet një përgjigje pozitive për procesin në vjeshtën e këtij viti.
Në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës pritet të ketë edhe një kërkesë urgjente që ka të bëjë me anashkalimin e Rregullores së punës, për miratimin e ligjeve.
Pasi është miratuar në Qeverinë e Kosovës, një pako prej 8 projektligjesh që ndërlidhen me liberalizimin e vizave dhe kushtëzojnë mundësinë që përgjigjja pozitive nga Komisioni Evropian të merret në fillim të vitit 2014 kërkohet të miratohet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës në seancat e mbetura, pa shkuar në pushimet e verës.
Kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, i tha gazetës “Kosova Sot” së pakoja prej tetë ligjesh, që i kërkon procesi i liberalizimit të vizave, duhet të miratohet para pushimeve të verës, nëse realisht dëshirohet një përgjigje pozitive për procesin në vjeshtën e këtij viti./Indeksonline/