E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Ligjet”, miratohen kërkesat e institucioneve të pavarura për shtesa në buxhet

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi nen për nen projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025”.

Duke marrë fjalën deputeti Saimir Hasalla, bëri prezent propozimet që vijnë për shtesa e ndryshime në pr/ligjin e buxhetit 2025 nga institucionet e pavarura kushtetues dhe atyre të krijuara me ligj, të miratuara nga komisioni i Ligjeve për t’ia propozuar ato komisionit për Ekonominë dhe Financën.

Ai tha se, lidhur me sigurinë kibernetike, komisioni vlerëson thelbësore investimin në teknologji për sigurinë e të gjithë institucioneve publike, teksa bëri prezent kërkesat e institucioneve që do t’i parashtrohen komisionit përgjegjës.

Sipas tij, për institucionin e Avokatit të Popullit komisioni vendosi të pranoj numrin e shtesë të punonjësve dhe fondin shtesë në zërin e shpenzimeve në total 8.71 milionë lekë. sigurinë kibernetike komisioni sugjeron përfshirjen e një programi ndërinstitucional të tyre.

Për Prokurorinë e Përgjithshme, komisioni i kërkon MF-së akomodimin tërësisht të buxhetit 2024, të shtesave që kërkohen për zbatimin e detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Administrative në vlerën 305 milionë lekë.

Për Shkollën e Magjistraturës miratimin e të gjitha shtesave të propozuara me një fond për paga dhe sigurime në vlerën 1.6 milionë lekë shtesë dhe për investimeve një fond shtesë prej 4,45 milion lekësh për serverat.

Komisioni për Këshillin e Lartë Gjyqësor propozon t’i parashtroj Komisionit përgjegjës një shtesë totale prej 500.4 milionë lekësh.

Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, komisioni vendosi shtesë 24 milionë lekë për investime.

Për Inspektoratin e lartë të Drejtësisë komisioni miratoi një shtesë prej 26.7 milionë lekësh.

Lidhur me SPAK, komisioni vendosi t’i propozojë komisionit përgjegjës miratimin e një shtese të përllogaritur në vlerën 100 milionë lekë dhe 100 milionë lekë në zërin e investimeve për ndërtimin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave.

Për Komisionin e Prokurimit Publik një fond shtesë prej 8.84 milioni lekë.

Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi një fond shtesë prej 1 milion lekë, 1.4 milionë lekë për investime

Komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale 8 milionë lekë shtesë për investime dhe shtesë për 4 punësime të reja. Për AIDSSH u pranua kërkesa për 15 milion lekë për investime.

Për KQZ-në  komisioni vendosi ti paraqesë Komisionit të Ekonomisë miratimin e një shtese 30 milionë lekë dhe 500 milionë lekë për zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

Gjykatën Kushtetuese miratimin e një fondi shtesë 12 milionë lekë dhe 5 punonjës shtesë.

Kolegji Apelimit miratimin e propozimit të komisionin për një shtesë prej 4 punonjësish dhe fond 10.61 milionë lekë

Ai tha se, amendamentet do t’i propozohen Komisionit të Ekonomisë për miratim.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›