E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji antidiskriminim në Greqi, dy partitë qeveritare nuk gjejnë mbështetje

Në Greqi vazhdojnë debatet mbi projektligjin anti-racizëm. Partia kryesore e opozitës së majtë, SYRIZA, ka vendosur të mos mbështesë dy partitë e vogla të koalicionit qeverisës PASOK dhe DIMAR mbi projekt-ligjin anti-racizmit që ata duan ta çojnë në Parlament për ta votuar.

Liderët e PASOK dhe DIMAR kanë një ftohje ndaj kryeministrit grek Andonis Samaras, pasi ky i fundit ka refuzuar të mbështesë legjislacionin e hartuar nga ministri i Drejtësisë, Roupakiotis Antonis.

Të dy partnerët e koalicionit janë të vendosur për të dorëzuar projektligjin në parlament, por kalimi i tij do të jetë një mision i pamundur.

Qëndrimi i SYRIZA-s shkaktoi reagime tek DIMAR dhe PASOK, të cilët akuzuan liderin Alexis Tsipras se është një vegël e Samaras.

“Tsipras po bëhet një vegël e Demokracisë së Re dhe Samaras,” tha zëdhënësja e PASOK-ut.

“I bëj thirrje Tsipras për të ndaluar këto truket dhe për të votuar për projekt-ligjin në fjalë,” tha udhëheqësi i DIMAR, Fotis Kouvelis.

Ky ndyshim i papritur i Kryeministrit grek ka ngjallur reagime edhe në Bruksel, ku zyrtarë kanë theksuar se veprime të tilla janë një kërcënim për demokracinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›