Gisele Bunchen pozon për Vogue Brazil
Gisele Bunchen vërteton edhe njëherë se është një nga modelet më të kërkuara dhe paguara në botë.
Ajo është nëna e dy fëmijëve, por linjat e saj nuk i pengon aspak ky fakt, madje janë për tu admiruar nga të gjitha femrat.
Linjat e saj kanë rënë në sy sërish në pozimin që supermodelja Gisele ka bërë për revistën “Vogue Brazil”
E pabesueshme ta shikosh këtë yll në një formë kaq të mirë pasi është vetëm 6 muaj pas lindjes së fëmijës së dytë.
Gisele ka treguar herë pas here në intervista se ajo sakrifikon për të pasur një trup të tillë.
Ajo ka bërë vazhdimisht 3 herë në ditë yoga dhe kung fu, dhe këto i ka bërë vetëm 2 javë pas lindjes së djalit të saj.
Ajo ka një natyrë shumë strikte dhe duket se rregullat e forta që ka ndjekur ia kanë shpërblyer .