E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i 2009-s nje jave para shperndarjes se Parlamentit

TIRAN-Fenomeni i ndryshimit te kombesise ne menyre abuzive e ka zanafillen pas miratimit te ligjit per gjendjen civile miratuar nga Kuvendi ne 11 maj te vitit 2009 vetem pak dite nga shperndarja e tij. Pikerisht ne kete ligj eshte futur termi i kombesise ne nenin qe ben fjale per perberesit dhe vecorite e gjendjes civile. shte pikerisht pika e pare e ketij neni qe thekson se

1. Perberesit e gjendjes civile jane emri e mbiemri numri i identitetit datelindja vendlindja gjinia shtetesia raportet e atesise e amesise gjendja civile kombesia vdekja shpallja i/e zhdukur vendbanimi vendqendrimi dhe fakte te tjera te parashikuara me ligj.

Nderkaq ne ligjin paraardhes te shfuqizuar pikerisht nga ligji i vitit 2009 nuk permendet termi i kombesise kur behet fjale per te njejtin nen pra per perberesit e gjendjes civile.

Ligji i 10 tetorit te vitit 2002 nr.89 50 qe eshte shfuqizuar nga ligji i 2009-es thekson ne nenin 8 perberesit e gjendjes civile. Ne piken 1 te ketij neni thuhet se

1. Perberesit e gjendjes civile jane emri e mbiemri numri i identitetit datelindja vendlindja vendbanimi seksi raportet e atesise e memesise vdekja shpallja i/e zhdukur dhe fakte te tjera te parashikuara nga ligji.

Pra duket qarte se i njejti nen ka ndryshuar per sa i perket termi kombesi. Nuk ekziston ne ligjin e 2002-it dhe eshte vendosur ne ligjin e vitit 2009.

Aktualisht ligji i majit 2009 eshte ne gjykaten kushtetuese pas kerkeses se derguar nga gjykata e Sarandes per te interpretuar kete pjese te ligjit qe lidhet me perdorimin e termit kombesi. Sipas gjyqtarit te Sarandes Altrin Cela ligji per gjendjen civile i vitit 2009 i detyron qytetaret ndryshe nga cpercakton kushtetuta te deklarojne etnine e tyre pikerisht nepermjet nenit 6 te ligjit per gjendjen civile. Gjyqtari pretendon se ky nen bie ne kundershtim me nenin 20 pika 2 e kushtetutes qe flet per pakicat kombetare ku thuhet se

2. Ata kane te drejte te shprehin lirisht pa u ndaluar as detyruar perkatesine e tyre etnike kulturore fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte ti ruajne e zhvillojne ato te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare si dhe te bashkohen ne organizata e shoqata per mbrojtjen e interesave dhe te identitetit te tyre.

Ne kerkesen e tij gjyqtari ka nenvizuar se ashtu sikurse eshte pranuar tashme nga jurisprudenca qytetaret nuk mund te detyrohen te deklarojne perkatesine e tyre fetare ne te njejten menyre ata nuk mund te detyrohen qe te deklarojne perkatesine e tyre etnike kulturore apo gjuhesore dhe cdo ligj qe merr persiper nje detyrim te tille eshte antikushtetues dhe duhet te deklarohet si i tille.

Duhet theksuar se ligji i vitit 2009 per gjendjen civile qe i hapi rrugen ndryshimit te kombesise u miratua vetem ne seancat e fundit te asaj legjislature. Ky ligj i ka kaluar ne heshtje ne ate kohe vjen pak jave pas skandalit tjeter te madh per marreveshjen e ujerave me Greqine. Edhe me kete marreveshje u procedua me kalimin ne heshtje te ligjit te ri per Kufirin ne vitin 2008 dhe qe me pas u zbulua nga media se ishte pikerisht ky ligj qe i hapte rrugen marreveshjes skandal me Greqine per percaktimin e kufijve detare.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›