Meta ne Berat Ne 8 maj do denohet zjarrevenesi i demokracise dhe politika e dhunes

Foto ilustruese
Berat 20 shkurt 2011 NOA- Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrimi Ilir Meta i shoqeruar nga deputeti Nasip Naco eshte ndalur sot ne turin e tij paraelektoral ne qytetin e Beratit dhe Skraparit.
Gjate fjales se mbajtur para mbeshtetesve Meta shtoi se zgjedhjet e 8 majit jane te rendesishme per komunitetin dhe jeten e banoreve ndaj duhet mobilizim per te arritur objektivin e 2-fishimit te rezultatit zgjedhor.
Sipas tij LSI eshte gati per fitoren dhe 8 maji do te jete dita e cmontimit te politikes se dhunes .
Meta u shpreh se koalicioni qeverises vjen ne kete fushate me nje bilanc mjaft pozitiv dhe te prekshem nga gjithe shqiptaret.
Ai e cilesoi koalicionin e integrimit si koalicionin qe u dha qytetareve dinjitet ne Evrope.
Gjithashtu Meta shprehu keqardhje per lidershipin e opozites qe sipas tij eshte per te ardhur keq se ne kete 1 vit e gjysme lidershipi i opozites jo vetem qe ka bere gjithcka per te penguar reformen e procesit te integrimit Europian dhe jo vetem ne permbushjen e detyrimeve te heqjeve te vizave por dhe ka bere gjithcka ka mundur per tu sjelle ne menyren me destruktive per te demtuar zhvillimet ekonomike ne vend qe do te thote per te demtuar mireqenien e cdo qytetari shqiptare.
Ne kulmin e krizes evropiane dhe boterore financiare ne kulmin e problemeve te sistemit bankar ne vendet fqinje pikerisht atehere ishte lidershipi i opozites sot qe godiste atakonte dhe provokonte kredibilitetin e sistemit bankare ne vend duke u perpjekur per te krijuar panik qe ne fund te fundit nuk eshte demtonte thjesht bankat dhe stabilitetin financiar te vendit u shpreh Meta.
Sipas tij vendi ku te gjithe qytetaret e botes demokratike kerkojne zgjidhjen e problemeve eshte pikerisht Parlamenti atje per te cilin ata votojne nje here ne kater vjet per ti besuar perfaqesuesit e tyre.
Meta theksoi gjithashtu se natyrisht qe qeveria ka nje pergjegjesi te madhe per vendin por qe absolutisht qe opozita ka nje pergjegjesi edhe me te madhe sepse ajo duhet te jete si ne cdo vend demokratik alternativa e se nesermes por shtoi ai kjo nuk eshte alternativa qe presin Shqiptaret.
shte vertet fatkeqesi per nje vend kur opozita e tij qe duhet te jete alternativa e se ardhmes eshte perfaqesuese e se shkuares perfaqesuese e koheve te izolimit te Shqiperise perfaqesuese e koheve kur mbaheshin fjalime kunder Bashkimit Evropian dhe kunder imperializmit amerikan. shte fatkeqesi kur opozita eshte perfaqesuese e alternatives se kohes kur ne Shqiperi perdorej dhuna kunder institucioneve deklaroi kreu i LSI-se
Ne perfundim Meta shprehu bindjen se kjo ne fund te fundit eshte ne radhe ta pare kriza e lidershipit te opozites dhe jemi te bindur se te gjithe socialistet e ndershem dhe patriote absolutisht qe do te izolojne keta zjarrvenes te demokracise te institucioneve dhe te ardhmes evropiane te vendit. Shqiperia eshte mbi cdo gje jo vetem per LSI-ne por jam i bindur per te gjithe shqiptaret. Ndersa shqipfolesit le te vazhdojne punen e tyre duke mbetur ne izolim dhe ne mjerim te plote jo per fajin tone por per faj te mendjeve te semura te ambicieve te papergjegjshme qe ata kane dhe ne fund te fundit per faktin sepse nuk arrijne dot qe nga shqipfoles te behen edhe shqiptare dhe ky nuk eshte faji yne.
Nderkaq Meta eshte shprehur me mjaft optimizem per fitoren e zgjedhjeve vendore te 8 majit duke e mbeshtetur kete optimizem tek puna e mire e strukturave te LSI-se jo vetem ne keto qytete por edhe ne te gjithe vendin.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeMeta ne Gjirokaster Rama i ngre shqiptaret kunder njeri- tjetrit dhe kunder kombitDoris Pack Demonstrata Kjo nuk eshte politikePS pergjigjet Hajduteria e kusaria jane te vetmet vlera te Ilir MetesLSI Sulmet e Edit kunder Nanos e Metes shenje inferioritetiMeta Rama politike anti shqiptare Lidhje8 maji Berat demtuar dhune dinjitet Ilir Meta lidership opozita reformen