E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i “Spiunëve”, Bosch: Cenon nene të Kushtetutës

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Robert Bosch, është shprehur në të njëjtën linjë me ambasadën Amerikane lidhur me ligjin e dosjeve i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë. Bosch u shpreh se ligji i dosjeve cenon disa nene të Kushtetutës. 

DURRËS- Pas ambasadorit Amerikan Uithers lidhur me ligjin për dosjet ka reaguar edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Robert Bosch. Ai është shprehur në të njëjtën linjë me ambasadën Amerikane lidhur me ligjin e dosjeve, i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë një takimi për mediat në qytetin e Durrësit Bosch u shpreh se ligji i dosjeve cenon disa nene të Kushtetutës dhe sipas tij ky ligj nuk është konsultuar me organet e specializuara për vendimmarrje siç është Këshilli i Evropës dhe OSBE, OHDIR.
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Robert Bosch në deklaratën e tij theksoi se diskutimet për ligjin e dosjeve duhet të jenë gjithpërfshirëse dhe se nuk duhet të cenohen nenet e Kushtetutës nëpërmjet tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›