E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu mbush Fierzën, KESH: Energji pa ndërprerje

Reshjet e bollshme po i japin mundësinë KESH që të krijojë rezerva në kaskadën e lumit Drin. Drejtuesit e korporatës bëjnë të ditur se situata energjetike është përmirësuar, ç’ka do të thotë furnizim pa ndërprerje me energji edhe gjatë muajve të ardhshëm. 

TIRANE- Reshjet e bollshme të ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e lumit Drin. Ky i ka dhënë mundësi Korporatës Elektro Energjetike Shqiptare që të rrisë ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë, nëpërmjet të cilit përballohet aktualisht pjesa dërrmuese e konsumit. Paralelisht KESH-i po krijon rezervë energjetike në kaskadë, e cila do të përdoret gjatë periudhave në vijim. Drejtuesit e korporatës deklarojnë se vendi po furnizohet pa ndërprerje me energji elektrike.

I pyetur nga televizioni “NEWS24” shefi i Divizionit të Prodhimit në KESH Muharrem Stojku u shpreh se “kemi një rezervë hidrike normale për periudhën e tanishme 800 mln kë/orë. Ne i kishim marre masat dhe më parë që të kishim një furnizim pa ndërprerje”.
Më teja ai shtoi se “niveli i prodhimit shkon rreth në 12 mln kë/orë dhe pjesa tjetër blihet. Aktualisht importojmë rreth 8.3 mln kë/orë në ditë”.

Nëse reshjet e bollshme vazhdojnë atëherë KESH do të bëj depozitime në Kosovë me qëllim të mos derdhjen e ujit. Deri tani korporata ka depozituar rreth 20 mln kë/orë energji.
“Në rast të mbiprodhimi për shkak të reshjeve të shumta, ne depozitojmë tek fshinjët sipas marrëveshjeve që kemi”, tha Stojku.
Drejtuesit e KESH-it japin garancitë se edhe gjatë muajve të ardhshëm vendi do të furnizohet pa ndërprerje me energji elektrike. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›