Ligji i arsimit, rektorët ndryshojnë ciklet e studimit
Ciklet e studimit janë miratuar me konsensus nga të dyja palët. është marrë mendimi i të gjithëve, edhe i universiteteve, edhe i specialistëve që hartuan projektligjin e arsimit të lartë.
Megjithëse drafti ka qenë problematik, universitetet dhe ministria kanë këmbyer divergjenca për disa nga pikat dhe nenet e projektligjit, një lajm i mirë vjen nga Komisioni i Edukimit dhe Arsimit. Specialistët e këtij komisioni kanë zbardhur vendimin përfundimtar që u miratua nen për nen nga të gjithë anëtarët e këtij komisioni. “Universiteti i Tiranës përshëndet vendimin e djeshëm të Komisionit të Edukimit për ndryshimin e pikave të kontestuara në projektligjin e arsimit të lartë”, sqaroi dje zyrtarisht Universiteti i Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar, Komisioni i Edukimit ka ndryshuar ato nene që rregullojnë marrëdhëniet me studentët, në përputhje të plotë me propozimet e Universitetit të Tiranës. Universiteti i Tiranës kishte kundërshtuar pak ditë më parë nenet në fjalë, që rikonvertonin diplomat e vjetra universitare 4-vjeçare dhe nuk konvertonin në diplomë, Masterat e Nivelit të Dytë.
Sot pritet që projektligji të marrë miratimin në Parlament. Amendimet e tij, diskutimet dhe modalitetet tashmë janë bërë të njohura për të gjithë specialistët, universitarët, studentët dhe ekspertët e interesuar për çështjen e ndryshimeve që u përfshinë në ligjin e arsimit të lartë. Ndër nenet më të rëndësishme, ndryshimet që kanë pasur më shumë kontestime, por që në fakt janë miratuar me konsensus dhe palët kanë shprehur mirëkuptim, lidhet me ciklet e studimit. Kjo do të thotë që ekuivalentimi i diplomave 3-vjeçare, 4-vjeçare, masterat, diplomat e nivelit të dytë dhe titujt e tjerë janë vendosur në rregull. Modalitetet dhe specifikat e tjera lidhur me detajet e ndryshimeve do të raportohen nga ekspertët e arsimit, duke i bërë edhe sqarimet e nevojshme për studentët, pasuniversitarët dhe ata që kërkojnë të ekuivalentojnë diplomat e tyre sipas ndryshimeve të reja që pritet të miratohen sot nga përfaqësuesit e popullit në Parlament.
MjekësiaPas ciklit të parë, pritet që debat të gjerë, si dhe ndryshime të ketë si në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” ashtu edhe në radhët e akademikëve që njëkohësisht janë edhe shefa shërbimesh në qendrat spitalore universitare. Tashmë procedurat për t’u përzgjedhur si “koka” e shërbimit do të jenë edhe më të thjeshta. Të interesuarit mjafton të kenë gradën doktor, nga profesor që ishte vendosur në ligjin e mëparshëm. Nga ana tjetër, menjëherë pas miratimit nen për nen nga Komisioni i Arsimit dhe Edukimit pritet që ky projektligj të dërgohet në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, në mënyrë që të nisë puna për të gjitha çështjet që kanë nevojë për përgatitje, në zbatim të ligjit.
Pjesa e cikleve në draftPërmirësimi i strukturës së cikleve të studimeve universitare dhe të emërtimeve të diplomave në përputhje me kornizën e procesit të Bolonjës. Në procesin e zbatimit të strukturë së re të studimeve lindën dy probleme kryesore:
a. Keqkuptime dhe keqinterpretime në lidhje me nivelin e diplomës DNP, MNP, MND, DND. Shpesh DNP u keqinterpretua si studime universitare të papërfunduara. Ndërkohë që ajo është një diplomë universitare e mbyllur dhe e vlefshme për të konkurruar në tregun e punës. Ndoshta emërtimi i saj e nivelit të parë dha përshtypje të gabuar. E njëjta gjë ndodhi edhe me MNP. Edhe pse ishte e konceptuar si një nivel studimesh thellësisht i orientuar në një profil profesional ajo nuk u kërkua nga studentët ose ndryshe u nënvlerësua prej tyre, sepse u pa si inferiore përballë DND-së. Nga ana tjetër, MND, i cili në fakt u konceptua më shumë për të ekuivalentuar studimet pasuniversitare 1 – 2-vjeçare pas diplomave të vjetra 4 – 5-vjeçare, u bë një diplomë shumë e kërkuar, sepse çonte në disa përfitime të lidhura me pranimin në studimet e doktoratës dhe shtesën në pagë për nëpunësit në administratën publike. Kjo shkaktoi një deformim shumë të madh të strukturës së studimeve universitare. Nga ana tjetër, MND nuk ka asnjë ekuivalencë të saktë me diplomat e huaja. Master of Philosophy është një diplomë e një niveli shumë më të lartë se MND. Në fakt, MND në rastin më të mirë mund të krahasohet me MSC të vendeve europiane nëse është fituar pas një niveli që shënon përfundimin e studimeve universitare në përgjithësi pa marrë parasysh orientimin tyre për karrierë shkencore apo profesionale. Kjo /////prije është krejtësisht e padëshiruar, sepse rrit pa shkak koston e studimeve dhe nuk pajis studentët me aftësi dhe kualifikime që mundësojnë punësimin e tyre.