E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i “branitellave” nesër në Komision Parlamentar

Propozim ligji për ish-pjestarët e forcave të sigurisë nga viti 2001 nesër diskutohet në Komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale.

Testi i parë për funksionimin e mëtejmë të koalicionit qeveritar VMRO DPMNE-BDI pritet të shihet nesër, kur deputetët do të fillojnë debatin për nevojën e miratimit të propozim ligjit të VMRO DPMNE-së, për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë, i njohur si ligji i branitellave.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdylaqim Ademi tha se BDI kërkon që në këtë ligj të përfshihen të dyja palët që pësuan në konfliktin e vitit 2001.

Ademi tha se BDI do të përdor të gjitha format e garantuara me rregulloren e parlamentit, për të parandaluar miratimin e ligjit në këtë formë. Nëse nuk arrijnë ta ndryshojnë ligjin dhe nëse i njëjti miratohet ashtu siç është, atëherë BDI do të shqyrtojë mundësinë ta braktisë Qeverinë.

Propozim ligji i VMRO DPMNE-së për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe familjet e tyre, erdhi si shenjë revolte e kryeministrit Nikolla Gruevski pas homazheve që i bënë të rënëve të UÇK-së në fshatin Sllupçan ministrat e kabinetit të tij nga rradhët e BDI-së dhe oficerë të ARM-së.

Mospajtimet e partnerëve të koalicionit për këto dy çështje, më 24 gusht detyruan të ulen liderët e dy partive më të mëdha në pushtet Ahmetin dhe Gruevskin, takim i cili përfundoi pa ndonjë vendim. Ndërsa mbështetje për BDI-në për të parandaluar miratimin e këtij ligji dha edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Deputetët e PDSH-së njoftuan dje se kanë braktisur takimin koordinues me krye-parlamentarin Trajko Veljanovski, me kërkesë që të tërhiqet nga procedura parlamentare propozim/ligji i branitellave. PDSH gjithashtu tha nëse kriza nuk është Pazar politik atëhrë BDI-ja duhet të bratkisë qeverinë para se të miratohet ligji.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›