Monti dhe Hollande takohen në Romë

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, dhe presidenti i Francës, Fransua Hollande, do të takohen sot në Romë.
Hollande dhe Monti do të shprehin “gatishmërinë e tyre që në mënyrë aktive të përfshihen në zbatimin e masave të ndërmarra, për të ruajtur integritetin e Eurozonës”, raporton AFP duke cituar burime brenda qeverisë franceze.
Takimi shënon raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet liderëve evropianë për krizën në Eurozonë, në prag të një tjetër takimi për politikat e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
Banka Qendrore Evropiane, të enjten, pritet të publikojë shpërndarjen e bonove të reja, për të lehtësuar kostot e huamarrjes për vendet në krizë.
Burimet e AFP-së supozojnë se Monti dhe Hollande nuk do të komentojnë publikisht ndërhyrjen e mundshme të BQE-së.