Ligji i dosjeve, Rama: PS gati të bisedojë me mazhorancën
Nga Daniela Bonollari
PS tregohet e gatshme për hapjen e dosjeve të regjimit, por me nje kusht. Rama tha sot se, partia që ai drejton është e gatshme të ulet me këdo që interesohet për një ligj europian
TIRANE-PS tregohet e gatshme te ulet në një tryezë me mazhorancen për të hartuar ligjin e dosjeve sipas standardeve evropiane. Këtë e bëri të ditur sot Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një deklarate për shtyp ku falënderoi ndërhyrjen e qeverisë së SHBA, edhe OSBE-së për ligjin e dosjeve.
“Jemi gati të ulemi në tryezë, me të gjitha palët e interesuara e me ekspertët ndërkombëtarë, për të kryer me dinjitet e seriozitet, një proces të hapur e koherent dhe për të votuar, me të gjithë bashkë, një ligj të standarteve europiane, që garanton realisht shlyerjen e një detyrimi të madh shoqëror... ndaj të përndjekurve të së djeshmes”.
Rama e cilësoi si antikushtetues projektligjin e hartuar nga qeveria “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë.
“Opozita shqiptare, qeveria e SHBA dhe OSBE-ja mbrojnë praktikisht të njëjtin mendim në kundërvënien ndaj projektit të papranueshëm të Sali Berishës: Ky është një projekt antikushtetues”.
Duke lajmëruar se kambanat ndërkombëtare ranë përsëri për Sali Berishën, Rama konsideroi se “Dosjet e mëkateve të regjimit, të cilit Sali Berisha i shërbente dje, nuk hapen për të mbuluar mëkatet e qeverisë që Sali Berisha drejton sot”.
PS rivlerësoi dhe njëherë se cështja e dosjeve po shfrytëzohet për të shkatërruar pushtetin gjyqësor”.
“Dosjet e padrejtësisë barbare që quhej komunizëm dhe që bazohej në zellin e verbër të shërbëtorëve të komunizmit si Sali Berisha, nuk mund të përdoren për të shkatërruar në rrugë antikushtetuese pushtetin gjyqësor, duke bërë një padrejtësi të re ndaj popullit shqiptar.”- vijoi kreu socialist.
Duke treguar gatishmërinë e PS për t'i dhënë fund ligjit për dosjet, Rama theksoi “Duke falenderuar qeverinë e SHBA dhe OSBE-në, për ndihmën e pacmuar që ofruan edhe në këtë rast, përsëris se duam hapjen e dosjeve, e të gjitha dosjeve”.
(d.b/BalkanWeb)