Topalli në Francë: Në prill Shqipëria nël NATO
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli merr sigurinë nga homologu francez,Bernard Accoyer se Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO në samitin e Strazburgut që do të zhvillohet në Prill.
TIRANE- Franca shpreh sigurinë se në 60- vjetorin e NATO-s në samitin e prillit që do të zhvillohet në Strasburg, Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në këtë aleancë. Mbështetja u dha nga Kryetari i Asamblesë kombëtare të Francës, Bernard Accoyer në takimin që zhvilloi me kryetaren e Kuvendit shqiptar Jozefina Topalli e cila ndodhet në Francë për një vizitë zyrtare.
Accoyer i konfirmoi Kryetares Topalli angazhimin e tij për të përshpejtuar procedurën e ratifikimit të Protokollit të NATO-s nga kjo Asamble. Kjo çëshje ishte edhe një ndër temat kryesore ku u përqendrua biseda edhe në takimin me nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Marc Lafiner, të cilit i takoi të ishte drejtues i seancës kur u votua MSA-ja Shqipëri-BE. Gjatë takimit u diskutuan edhe situata në rajon veçanërisht në përpjekjet e Republikës së Kosovës në përballjen e sfidave të një shteti të ri. Ata ndanë mendimin se Kosova duhet të njihet sa më parë edhe nga vende të tjera dhe se misioni EULEX në bashkëpunim me autoritetet e kosovareduhet të përmbushë rolin e tij.
(s.g/BalkanWeb)