“Ligji i luftës, absurditet”/ Rama: Mes Shqipërisë dhe Greqisë do të hapet një epokë partneriteti strategjik

Athinë- Në takimin e zhvilluar me shqiptarët në Athinë, kryeministri Edi Rama foli për një sërë çështjesh të rëndësishme, duke u ndalur tek procesi i integrimit, ndërsa u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që më 11 maj të votojnë masivisht PS-në.
Gjithashtu Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke theksuar se me mbështetjen e Partisë Socialiste, “shpata e drejtësisë” i është dhënë SPAK.
“Më 11 maj nënvizoi Rama shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të bërë hapin historik dhe për të votuar Partinë Socialiste për t’u bërë pjesë e familjes Europiane. Më tej kryesocialisti Rama, shtoi se ligji i luftës është absurditet.
“Ligji i luftës me Greqinë, absurditet. Mes Shqipërisë dhe Greqisë do të bëjmë të hapet një epokë partneriteti strategjik në kuptimin e të gjithë punëve. Kemi filluar procesin e mësimit të gjuhës shqipe me 50 mësuesit e parë. Falë një bashkëpunimi me disa të rinj të talentuar në teknologji, kemi gati një platformë, që do të mund ta shkarkojnë të gjithë prindërit që kanë fëmijë të vegjël dhe është një aplikacion për të mësuar gjuhën shqipe. Nuk do të zëvendësojë shkollën, por do të jetë një ndihmë shumë e madhe”, tha më tej Rama.
/abcnews.al/