Ligji i mbetjeve, Bino: Nuk do të ketë rrezikshmëri

Në Shqipëri nuk do të vijnë mbetje të rrezikshme nga Europa. Minsitria e Mjedisit, një ditë pas miratimit të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve hedh poshtë pretendimet se vendi ynë do të jetë qendra ku do të mblidhen mbeturinat e europës. Zëvendës ministri i Mjedisit, Taulant Bino sqaroi aspektet e ligjit për menaxhimin e mbetjeve.
“Nuk ka për qëllim të lejojë importin e mbetjeve, shprehet se në shqipëri ndalohet importi i mbetjeve të rrezikshme”, u shpreh ndër të tjera ai. Ndërkohë që ministria e Mjedisit, në zbatim edhe të porosisë së kryemisnitrit Berisha lajmëroi gjoba ndaj pushtetit lokal, që nuk menaxhon si duhet mjedisin.
“Ligji rrit nivelin e gjobave për shkelësit. Ata që depozitojnë dhe transportojnë mbetje të rrezikshme shprehet Kodi Penal i cili përcakton dënime, prej 15 vite burg”, nënvizoi Bino.
Një ditë më parë është debatuar gjatë mes mazhorancës dhe opozitës rreth ligjit për menaxhinmin e integruar të mbetjeve urbane, ku opozita e ka cilësuar atë si një projekt mafioz, ndërsa mazhoranca ka dhënë argumentet e saj për përfimtimet që sjell miratimi i ligjit. Ky ligj u miratua me 69 votat e deputetëtve të mazhorancës.