E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i mbetjeve ndesh me BB


Ligji i menaxhimit të mbetjeve i cili u kalua pak ditë më parë në parlament, duhet të ishte i mbështetur tërësisht mbi strategjinë për menaxhimin e mbetjeve për të cilin kanë punuar gjatë ekpertët e komisionit të komunitetit europian dhe ata shqiptarë.

Ky raport i cili është marrë me identifikimin e problemeve të mjedisit, por edhe me zgjidhjen e tyre konkrete, e vë theksin në tre pika të rëndësishme, tek mbetjet e ngurta, rehabilitimi i zonave të nxehta ose “hot spoteve” si dhe në përmirësimin e teknologjik të industrive shtetërore.

Një pjesë e këtyre investimeve sipas strategjisë duhet të realizoheshin përmes fondit të mjedisit i cili do të kërkonte ndryshime të rëndësishme buxhetore dhe një ndarje të përgjegjësisë ndërmjet disa ministrive.  

Kjo strategji e vë theksin në reduktimin e ndërtimit të landfilleve të reja dhe në zbatimin dhe detyrimin e hierakisë së menaxhimit të mbetjeve.  

Ajo cka sugjeron strategjia është që të lihet mënjanë koncepti 1 bashki – 1 landfill dhe të shkohet drejt konceptit për të pasur të paktën 1 landfill për rajon. Duke ndjekur kete koncept, do të nevojiten 12 landfille për 12 qarqe, kështu që numri i landfilleve do të ulet deri në 5 herë.

Një problem i madh për vendin tonë është dhe grumbullimi dhe depozitimi i mbetjeve industriale e cila sipas ekpertëve është përgjegjësi e prodhuesit. Në vendin tonë ka të paktën 170 mijë ton mbetje industriale në vit, një pjesë e të cilave konstatohen si të rrezikshme.

Gjeneruesit kryesorë të mbetjeve industriale kanë qenë industritë kimike, metalurgjike, minerare, vajore, ushqimore, etj. Nga aspekti fiziko - kimik, toksikologjik dhe eko-toksikologjik një pjesë janë identifikuar klasifikuar si shumë toksik, irritues, si mbetje kancerogjene.

Nuk dihet sesa është sasia e mbetjeve industriale dhe ku ato asgjësohen, por është konstatuar se ato hidhen në vendet e mbetjeve komunale, disa mbahen në vendin e prodhimit, por një pjesë hidhen në vende të paautorizuara.

Nga sasia e përgjithshme e kimikateve të industrisë kimike, 40 ton (3% e sasisë totale) janë kimikate shumë helmuese, 110 ton (7%) janë jashtëzakonisht të ndezshëm dhe ndezëse, 575 ton (38%) kanë
karakteristika helmuese, nga të cilat mund të ndajmë veçantë arsenikun, mërkurin dhe disa substanca të tjera organike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Të hënën nis viti i ri akademik
Studentët do të fillojnë të hënën vitin e ri akademik. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka sqaruar se janë 2 mijë kuota bosh, për të cilat maturantët do t’u duhet të plotësojnë formularim A3 gjatë javës në mënyrë që të realizohet rishpërndarja e tyre. Korrupsioni jo si perceptim, por si realitet që po vret
Zamira Çavo - Në vendin tonë, korrupsioni duket tashmë një dukuri e zakonshme që ka kapur majat e qeverisjes. Madje kur them i zakonshëm, mbështes plotësisht ata njerëz që mendojnë se klima e pandëshkueshmërisë ligjore e ka shndërruar indiferentizmin e grupeve sociale, në një burim mbështetës ndaj korrupsionit. Ka dhe opinionistë që e konsiderojnë korrupsionin më shumë si perceptim kolektiv, të injektuar nga media, sesa si realitet. Madje, ndonjë shkon edhe më tej duke e pranuar korrupsionin vetëm në nivelet e ulëta!! Për të qenë e qartë që në fillim po them se në të gjithë botën korrupsioni politik nuk ka tregues matjeje. Ai bazohet pikërisht në perceptimet publike, sepse si korrupsion ai barazohet me atë shtetëror dhe mbi të gjitha fshihet(kamuflohet) nën emra kolektivë(politika). A mund të ketë shtet të së drejtës pa drejtësi?
Gjergj Sinani - Në diskursin e politikanëve shumë rrallë, për të mos thënë fare, përdoret termi shtet i të drejtës, por më shumë përdoret termi shteti ligjor. Kjo mund të duket pa rëndësi, por në fakt ka një dallim të madh ndërmjet shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor. Edhe despotizmat dhe regjimet totalitare janë shtete ligjore, por jo të drejta. Një shtet i drejtë ka qenë dhe mbetet dëshira më e madhe e popujve dhe mendjeve të ndritura. Pse? Sepse drejtësia është e lidhur me lirinë. Një popull që nuk arrin që të bashkojë lirinë me drejtësinë është i humbur në gjithçka, shkruante Kamy. Ne ndodhemi pikërisht në këtë dilemë; a do të arrijmë që ta harmonizojmë lirinë me drejtësinë? Minatorët, pakti nuk zbatohet
Rifillimi i punes pas plotësimit të vetëm disa prej kërkesave të kërkuara, duket se ka lene sërish të zhgënjyer minatoret e Bulqizës.
Vizionarët, Dritan Hoxha, një “Jobs” shqiptar
Vizionarët janë njerëz që ëndërrojnë vizone të mrekullueshme për botën dhe i artikulojnë ato me një frymëzim të madh.

Lajmet kryesore

Përcillet Ramiz Alia
Nano, Meta, Ruçi, Dokle, Pëllumbi në homazhe
Vlorë, sekuestrohen 33 kg kanabis
Kufiri Kosovë-Mal i Zi, ankohen banorët
Pogradec, kamioni bie në humnerë, 5 të plagosur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›