E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i partive qeveria terheq draftin

Qeveria terheq nga diskutimi ne Parlament projektligjin Per Partite Politike. Megjithese ishte vendosur qe ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve te diskutoheshin amendamentet e Keshillit te Ministrave deputetet jane njoftuar permes nje letre te ardhur nga qeveria se ligji do te terhiqej. Ndonese nuk jane dhene shpjegime ne kete leter perse eshte terhequr drafti mendohet se kjo ka ardhur per shkak te presionit qe kane ushtruar partite e vogla tashme jo parlamentare te cilave do tu hiqeshin godinat ku kane ngritur selite. Projektligji i qeverise parashikon qe ne ligjin ekzistues te shtohet nje dispozite e re nepermjet te ciles te gjitha partite politike qe pas nje pale zgjedhjesh parlamentare nuk arrijne te sigurojne asnje mandat deputeti humbasin seline ose qirane ne rastet kur nuk u ka dhene nje ambient shteteror. Me mbarimin e veprimtarise parlamentare te partise politike ministri i Brendshem njofton ate qe brenda 30 diteve te liroje dhe te dorezoje godinen apo ambientin qe ka marre ne perdorim. Sipas draftit te qeverise parashikohet qe per te krijuar nje force politike nismetaret duhet te paraqesin prane Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane jo me 1000 firma sic parashikohet ne ligjin ekzistues por 3000 te tilla. Njekohesisht duhet te paraqiten per cdo anetar themelues gjeneralitetet numrat personale te kartes se identitetit si dhe vendbanimi. Projektligji parashikon edhe disa nderhyrje persa i perket anes financiare te partive politike duke hequr ndihmen prej 100 mije lekesh kur nje parti e re formohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›