E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri: Ulje pagash për pedagogët, largim të sta t të kuali kuar

Drafti i prezantuar dje në konferencën e rektorëve është kundërshtuar nga profesorët, pasi implementimi i sistemit kilian,sjell disa pasoja negative

Drafti i prezantuar dje në konferencën e rektorëve synon implementimin e sistemit kilian në arsimin tonë. Shqyrtimi i tij prej diskutantëve pjesëmarrës në këtë kofnerencë, konsistonte në pasojën gati asgjësuese të universiteteve publike dhe rënie të cilësisë së tyre. Në konkluzionin e rektorëve të universiteteve publike nënvizohet se ky projekt do të sillte ulje të pagave të pedagogëve dhe largim të stafit të kualifikuar, duke favorizuar universitetet private.

Shpërndarja dhe përdorimi i buxhetit për arsimin e lartë, sipas këtij projektligji, ishte një nga pikat kyçe të diskutuara dje në konferencën e rektorëve. Një grup pune, i përbërë nga rektorët e universiteteve publike, ka hartuar një draft, nëpërmjet të cilit shpjegon dhe kundërshton fuqishëm ndarjen e fondit për të gjitha universitetet, private apo publike, siç e parashikon edhe modeli i Kilit. Aktualisht buxheti i Universitetit të Tiranës ka një fond prej 30 milionë dollarësh, prej të cilave 30 për qind gjenerohen nga të ardhurat dytësore të universitetit, ndërsa afro 70 për qind janë fonde buxhetore. Paratë që do të shpërndahen në universitetet publike dhe private mundësohen nga buxheti i shtetit, ku 80 për qind shkon për pagat e stafit akademik dhe joakademik. Kjo do të thotë se universitetet do të duhet t’i paguajnë vetë pagat e punonjësve. Por kjo, sipas rektorëve, në rastin më të parë të vështirësive buxhetore do të cenojë pedagogët, qoftë duke shkurtuar organikën, qoftë duke përgjysmuar pagat e tyre. Për pasojë, sipas hartuesve të këtij drafti, rreziku është tepër i madh, pasi nëpërmjet kësaj reforme do të cënohet cilësia e universiteteve. “Përcaktimi i jashtëm i tarifave të studimit apo ‘detyrimi’ që këto tarifa të jenë në shërbim të së mirës publike, pra të jenë të ulëta, bën që të ardhurat e universiteteve private të rriten në mënyrë artificiale”, thuhet në draft. Në kuadër të kësaj analize, rezulton që universitetet private e kanë vetë në dorë të rrisin stafin pedagogjik, ndërkohë që për universitetet publike kjo praktikë është e kushtëzuar nga shteti.

Buxheti i UT-së

Gjatë 10 viteve të fundit, numri në total i studentëve në universitetet publike është rritur mesatarisht me 8.31% për qind në vit dhe në total me më shumë se 110 për qind, ndërsa numri i trupit mësimor efektiv është rritur me përafërsisht 3.9 për qind në vit, dhe në total me afërsisht 45 për qind, pra më pak se gjysma e rritjes së numrit të studentëve. Duke krahasuar trendin e rritjes së studentëve me trendin e rritjes së buxhetit të shtetit, diferenca është e dukshme. Për vitin 2010, buxheti i shtetit ka lëvruar për Universitetin e Tiranës 1779131000 lekë, që do të thotë 49957 lekë për çdo student, nga 55401 lekë për student të dhëna në vitin 2006, pra në bazë studenti. Buxheti për Universitetin e Tiranës është ulur me 10 për qind. Për më tepër, pagat e stafit akademik të universiteteve publike janë rritur mesatarisht me 5.5 për qind gjatë viteve 2006-2009, duke mbetur në nivele mjaft të ulëta në krahasim me universitetet private.

Pagat

Paga e një pedagogu të ri në universitetet publike sot është 45 mijë lekë të reja, përafërsisht e barabartë me pagën e një mësuesi. Ndërsa pagat në universitetet private në raport me ato publike janë në raportin 1:4. Pagesa për orë të pedagogëve të jashtëm, ose për orë shtesë të pedagogëve është 1:30. nëse universitetet publike sot ftojnë një pedagog të huaj, duhet ta paguajnë me 400 lekë të reja për një orë mësimore, ose 3 euro, dhe nuk kanë të drejtë të heqin asnjë shpenzim të tij, edhe pse të ardhurat për një nismë të tillë ekzistojnë, për shkak të ligjit. E kundërta ndodh me universitetet private, që nuk kanë asnjë kontroll nga shteti mbi shpërndarjen e të ardhurave të tyre. Fondet e universiteteve publike nuk mund të përdoren për rritjen e pagave të pedagogëve, të cilat janë nën nivelin minimal, duke u bërë të pakonkurrueshme me universitetet private, të cilat kanë liri të plotë, sipas ligjit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›