Ligji i ri i SHISH, Tahiri kërkon largimin e Rusmalit
Partia Socialiste kundërshtoi sot vendimin e Komisionit parlamentar të Ligjeve për miratimin e projektligjit të Shërbimit Informativ Shtetëror.
"Në një mbledhje sekrete, larg vëmendjes së opinionit publik, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit (Neni 35), është mbledhur në fshehtësi të plotë Komisioni Parlamentar i Ligjeve dhe ka miratuar projekt ligjin e SHISH", theksoi deputeti Saimir Tahiri. Sipas tij, ky ligj është miratuar, duke shpërfillur thirrjet e Partisë Socialiste, apelin e shoqërisë civile, e madje duke shpërfillur edhe kërkesat e ndërkombëtarëve.
"Këto metoda fashiste me mbledhje sekrete nga deputetë të paguar nga taksat e qytetarëve por që sillen si gueriles, na bën të dyshojmë sot më shumë se kurrë se Sali Berisha po synon të rikthejë SHIK-un famëkeq si institucion dhune e represioni për interesat e tij politike", tha deputeti opozitar.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Sali Berisha që të tërhiqet pa kushte nga ndryshimet e propozuar për ligjin e SHISH si dhe të shkarkojë Kryetarin e Komisionit të Ligjeve. Gjithashtu, Tahiri ka kërkuar nga Berisha që të kërkojë ndjesë publike ndaj opozitës, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë. Deputeti Tahiri tha se përgjegjësi të drejtpërdrejtë mban Kryetarja e Parlamentit, për këto mbledhje sekrete, duke kërkuar madje edhe dorëheqjen e saj.