E Martë, 3 Nëntor 2026

Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat/ Sa do të paguajnë të vetëpunësuarit dhe profesionet e lira

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat/ Sa do të paguajnë të vetëpunësuarit dhe profesionet e lira

Lapsi.al21 June 2022

Qeveria do të përfshijë në tatimin mbi të ardhurat edhe bizneset me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë, nga 0 që është aktualisht.

Nga 1 Janari i vitit të ardhshëm të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, duke përfshirë edhe profesionet e lira, do të tatohen në mënyrë progresive.

Në projektligjin “Për Tatimin mbi të ardhurat” të publikuar për konsultim përcaktohet se kjo kategori që deri më tani nuk taksohej për të ardhurat nga 0 deri në 14 milionë lekë nga veprimtaria e tyre do të taksohen 15%, ndërsa për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë norma e tatimit do të jetë 23%.

Lista me profesionet e lira të cilat do të përfshihen ne këtë taksim të ri nga viti i ardhshëm ende nuk është bërë publike, por do të publikohet me vendim qeverie.

Projektligji përcakton se individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi t’u njihen shpenzimet nga 30% deri në 90% sipas llojit të biznesit.

Ligji sjell ndryshime që prekin edhe kategori të tjera. Kështu, kush ka deri në 2.04 milionë të ardhura individuale në vit do të tatohet 13%, ndërsa për tatimpaguesit që tejkalojnë këtë kufi të ardhurash aplikohet norma maksimale e taksimit 23%. Dy shkallët tatimore të vetme që nuk do të ndryshojnë janë dividenti që tatohet 8% dhe korporatat e mëdha 15%.

Deputeti Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre, ve...

Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Në rapo...

Metodologjia e EUROSTAT përllogariti se, rritja e përgjithshme e çmimeve (inflacioni) në muajin maj ishte 6% në vendin tonë. Ky rezultat ishte më i ulët se mat...

Një 51-vjeçar ka kallëzuar në polici ditën e djeshme se i janë larguar nga banesa gruaja dhe fëmija 7 vjeç. Bashkëshorti I.P., banues në fshatin Vreshtas, u par...

Një operacion i policisë i koduar "Triple" u finalizua me arrestimin e shtatë personave me akuza që variojnë që nga "Prostitucioni", tek "Moskallëzimi i krimit"...

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me zjarrin që përfshiu garazhin e një pallati në orët e para të mëngjesit në Astir, ku u lënduan tetë persona dhe u dogjën ...

Një tjetër arsenal armësh është zbuluar ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se arsenali i armëve është gjetur në garazhin e një pallati 5-katësh te Liqeni...

Gjatë konferencës për mediet që mbajti paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me padinë e Halit Valterit në SPAK dhe akuzat për ...

Kryeministra finlandeze finlandeze Sanna Marin ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Në një konferencë për mediet, Marin ka shprehur Finlanda mbështet zgjer...

Gjatë një konference për mediet, presidenti Ilir Meta ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare si në rastin e Teatrit ashtu edhe...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›