E Martë, 3 Nëntor 2026

Ligji i ri për turizmin, ka nisur të zbatohet nga subjektet që operojnë në turizëm

Prej nëntorit të vitit të shkuar qeveria vendosi që nëpërmjet platformës booking të gjitha subjektet që operojnë në fushën e turizmit duhet të regjistrohen me NIPT, pra të regjistrojnë klientët.

Pedagogia e ekonomisë, Antoneta Polo, bën me dije se qëllimi i këtij ligji është që të ketë një turizëm më të kontrolluar se viti 2023.

“Qëllimi i këtij objektivi është që të gjitha biznese që operojnë më fushën e turizmin. Sipa këtij ligji duhet se bizneset duhet te blenë dhe  të shesin produktin me faturë tatimore. Të gjithë punonjësit të jenë të regjistruar”, tha ajo.

Polo thotë se me këtë ligj që ka hyrë në fuqi gjatë këtij sezoni veror të gjitha bizneset që operojnë në fushën e turizmit do ti vijnë në ndihmë shtetit, pasi është në dobi të ekonomisë.

“Në momentin që këto biznese, duke qenë se operojnë në fushën e turizmit janë të suportuara dhe ët ndihmuara nga shteti, por duhet që në këtë mënyrë t’i përgjigjen shtetit me pagesën e tatimeve përkatëse”.

Ndryshimet të cilat bëhen në ligjin e turizmit synojnë të formalizojnë sektorin dhe ndërkohë të rritet standarti i strukturave hoteliere.

Gazetare L.Fili 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›