Ligji i sigurimeve, ISKSH: Lehtësira për pacientët

Ligji i ri i i detyruar i sigurimeve shëndetësore pritet të sjell një sërë ndryshimesh si tek pacientët ashtu edhe në financimin e strukturave shëndetësore. Pacientët, në këtë ligj për herë të parë kanë të drejtë të zgjedhin mjekun e familjes dhe qëndrën shëndetësore ku do të kenë kartelën e tyre për ecurinë e shëndetit. Kjo përzgjjedhje nga vetë qytetari vjen për herë të parë në këtë skemë pavarësisht se në cilën zonë jetojnë pacientët.
Drejtoresha e ISKSH Elvana Hana thotë se janë duke u riparë nenet për marrëveshjet me spitalet private dhe mënyrën se si do të procedojnë pacientët me këto spitale kur janë të siguruar.
Ligji i ri përcakton se ISKSH të kthehet në një "fond". Kjo do të thotë se ISKSH-së do të caktoj paketat e shërbimeve për pacientët sipas komisioneve teknike. Dhe nga ky fond i caktuar nga qeveria do të përfshihen ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore.