E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji, licence kur te sigurohen rreziqet ne pune

Sonila Isaku
Firmat e ndertimit, ndermarrjet private te cilet do te punesojne punonjes, ne te ardhmen duhet te krijojne te gjitha kushtet e punes per punonjesit e tyre, qe pa i hapur ato. Pasi te krijojne mundesine dhe kushtet, atehere do te mund te marrin licencen per vazhdimin e aktivitetit te tyre. Ky eshte sanksioni kryesor qe parashikon ligji me i ri, i cili ka te beje me sigurine ne pune.
Kushtet
Cdo subjekt privat apo shteteror eshte i detyruar te parashikoje rreziqet, qe ofron vendi i punes dhe ne te njejten kohe edhe masat per parandalimin e tyre. Siguria qe i duhet ofruar cdo punemarresi dhe marrja persiper e pergjegjesive per aksidentet ne pune, jane dy pika kyce, te cilat qe prej dy muajsh rregullohen me ligjin e ri per sigurine shendetesore ne pune. "Per here te pare, ligji fut nocioni i detyrimit te punedhenesit per vleresimin e rreziqeve, qe burojne nga ushtrimi i aktivitetit qe ne fazen e hartimit te projektit te ndermarrjes dhe marrjen e masave parandaluese, si dhe kontrollin e efektivitetit te ketyre masave", ka pohuar gjate fjales se tij ministri i Punes, Spiro Ksera. Sipas tij, risi e ketij ligji eshte detyrimi i punedhenesve per te hartuar dokumentin e vleresimit dhe parandalimit te rrezikut, i cili permban masat me karakter teknik, organizativ, higjeno-sanitare, qe do te zbatohen sipas kushteve specifike te vendeve te punes. Pervec detyrimit per parandalimin e rreziqeve gjate orarit te punes, ligji parashikon dhe ngritjen e sherbimeve te mbrojtjes, parandalimit dhe keshillimit te sigurise ne nivel ndermarrje. Nese nje subjekt nuk do te kete te percaktuar qarte rreziqet dhe njekohesisht strategjite parandaluese, nuk do te mund te marre licence per te ushtruar aktivitetin e tij.
Aksidentet
Nga viti ne vit numri i aksidenteve ne pune eshte ulur, por perseri disa sektore mbeten problematike. Sipas specialisteve, dy sektoret me problematike jane ndertimi dhe minierat, ku punetoret jane te rrezikuar. Rreth 250 aksidente me pasoje vdekjen, kane ndodhur gjate tre viteve te fundit ne vendin tone, kryesisht ne sektorin e ndertimit dhe ne miniera. Shkaku kryesor i prodhimit te vazhdueshem te aksidenteve, ka qene mungesa e kushteve teknike. "Ndonese numri i aksidenteve kete vit eshte ulur, ne krahasim me vitet e shkuara, perseri themi se rreziku nga aksidentet mbetet prezent. Nga ana e tyre punedhenesit nuk duhet te ulin vemendjen ndaj sigurimit te jetes, e shendetit te punetoreve qe punesojne", thone specialistet e fushes. Kurse per drejtuesit e sindikatave, qe ligji te gjeje zbatim duhet te shtohet numri i inspektoreve qe duhet te kontrollojne. Miratimi i ketij ligji i jep fund mungeses se nje vizioni ne politiken e parandalimit te rreziqeve ne pune, si pasoje e nje mosgrupimi te normativave ne fuqi, shume prej te cilave te shpallura perpara Kodit te Punes", ka pohuar inspektorja e Pergjithshme, Vikrita Cuto. Sipas saj, ligji parashikon qe cdo punedhenes i nje subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, fizik apo juridik, eshte i detyruar te mbuloje me sherbim mjekesor ne pune, nepermjet mjekut te punes. Nje tjeter detyrim eshte qe ne rastet e aksidenteve ne pune, si dhe te semundjeve profesionale, punedhenesi eshte i detyruar te njoftoje menjehere Inspektoratin e Punes, Institutin e Sigurimeve Shoqerore, organet e prokurorise, etj. Risi tjeter qe sjell ligji eshte klasifikimi ne 4 shkalle i aksidenteve, duke u bazuar ne pasojat qe shkakton aksidenti dhe numrin e personave te demtuar.
Puna ne te zeze, inspektorati vendos 200 gjoba
Kontrollet e bera nga Inspektorati Shteteror i Punes, kane treguar se mbi 200 fabrika dhe punishte kane shkelur ligjin, duke mos regjistruar te gjithe punonjesit e tyre apo duke mos i siguruar ata, si nga ana shoqerore ashtu edhe shendetesore. Sipas sindikates, numri me i madh i punonjesve te pasiguruar, mbetet ne ndertim e miniera. Per keto shkelje, gjate periudhes janar-dhjetor 2009 nga Inspektorati Shteteror i Punes, jane vendosur gjithsej 201 gjoba, me nje vlere totale te shumes ne 32.538.000 leke.
Prej tyre 80 gjoba ose 40 per qind, jane vendosur ne subjekte me aktivitet ne ndertim. Duke pare gjithe keto shkelje, por edhe duke u bazuar ne ligj ministri i Punes, Spiro Ksera ka kerkuar nje angazhim me te madh nga inspektorati i Punes. Ligji i sapomiratuar per sigurine dhe shendetin ne pune, parashikon masa dhe kontrolle me te rrepta per subjektet shteterore dhe private qe lidhin kontrata punesimi. Ksera u shpreh se kjo nisme e re ligjore, do te shtrihet permes kontrolleve te imtesishme ne te gjitha ambientet e punes duke perfshire ketu inspektimet me karakter teknik. Ne nje nen te vecante, ligji percakton masat per te siguruar kontrollin e shendetin te punemarresit ne funksion te rreziqeve, qe kane lidhje me sigurine dhe shendetin ne pune, nepermjet mjekut te punes. Ligji ne fushen e hetimit te aksidenteve ne pune, per here te pare fut klasifikimin ne kater shkalle te aksidenteve, duke u bazuar ne pasojat qe shkakton aksidenti dhe numrin e personave te demtuar.
Te rejat e ligjit
Ligji parashikon qe cdo punedhenes i nje subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, fizik apo juridik, eshte i detyruar te mbuloje me sherbim mjekesor ne pune, nepermjet mjekut te punes.
Nje tjeter detyrim eshte qe ne rastet e aksidenteve ne pune, si dhe te semundjeve profesionale, punedhenesi eshte i detyruar te njoftoje menjehere Inspektoratin e Punes, Institutin e Sigurimeve Shoqerore, organet e prokurorise, etj.
Risi qe sjell ligji eshte klasifikimi ne 4 shkalle i aksidenteve, duke u bazuar ne pasojat qe shkakton aksidenti dhe numrin e personave te demtuar.
Risi e ketij ligji eshte detyrimi i punedhenesve per te hartuar dokumentin e vleresimit dhe parandalimit te rrezikut, i cili permban masat me karakter teknik, organizativ, higjeno-sanitare.
Ligji parashikon dhe ngritjen e sherbimeve te mbrojtjes, parandalimit dhe keshillimit te sigurise ne nivel ndermarrje. Nese nje subjekt nuk do te kete te percaktuar qarte rreziqet dhe njekohesisht strategjite parandaluese, nuk do te mund te marre licencen per te ushtruar aktivitetin e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›