E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për ISSH-në, Berisha: S`do e miratojmë, Rama premtoi shërbim falas

Kryeministri Berisha e nisi sot mbledhjen e qeverisë, me një urim për kryetarin e ri të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kjo është mbledhja e parë që unë drejtoj qeverinë, por sjam njëkohësisht kryetar i PD-së.Unë e di që ia keni uruar personalisht, por tia urojmë dhe sot. T`i urojmë suksese në detyrën e re u drejtuar Berisha ministrave.

Gjithashtu kryeministri në detyrë Berisha garantoi se nuk do miratohet asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e qeverisë së re.

Ne do të vazhdojmë të miratojmë vendimet dhe ligjet sipas programit tonë. Asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e qeverisë tjetër nuk do të miratohet tha Berisha duke përmendur edhe ligjin për shërbimin shëndetësor.

Për këtë të fundit ai theksoi se nuk do të miratohet pasi mazhoranca e re ka premtuar një shërbim shëndetësor falas prandaj dhe qeveria nuk mund të ndërhyjë.

Zoti ministër nuk do mund të pranohet. Shqiptarëve u është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk vazhdojmë me kokëfortësi. Ndahemi në dy filozofi, e kuptoj që krijon vështirësi, por të ngremë institucione që në programin e forcës politike nuk ekzistojnë nuk mund të bëhet. Programi jonë premton shërbim falas për ata që nuk mund të paguajnë dot kontribute, tha Berisha.

Berisha: Keqardhje që nuk rrita ndihmën ekonomike

Gjithashtu kryeministri shprehu keqardhjen e tij për pamundësinë e rritjes së ndihmës ekonomike gjatë mandatit të tij qeverisës.

Ndërsa e ka cilësuar  këtë çështje si keqardhjen e tij më të madhe, Berisha theksoi se shpreson që qeveria e re ta bëjë një gjë të tillë. Sipas tij Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të luftuar varfërinë ekstreme dhe kostoja e rritjes ekonomike është e përballueshme.

Ne rrisim rrisim pagat, por nuk arritëm të realizojmë rritje të ndihmës ekonomike për ata që ishin në varfëri ekstreme.Nëpërmjet përdorimit të regjistrave dixhitalë mund të bëhet një pastrim i madh i informalitetit në ndihmën ekonomike. Nga lufta kundër informalitetitdo të mund të dilnin fondet e mjaftueshme për të rritur mbi kufirin e varfërisë ekstreme ndihmën për këta qytetare. Dhe kjo nuk është një kosto e përpaballueshme por procesi u zgjat për arsye objektive dhe për arsye të burokracive.  Dhe unë ndihej keqardhje që kjo nuk u realizua, theksoi Berisha.

Ndërsa i është referuar deklaratave të Ramës se qeveria e re do të anulojë çdo koncesion, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të vazhdojë ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›