Ligji per KESH-in rrezikon shtyrjen

Rishikimi i ligjit që përcakton kategorinë e klientëve të kualifikuar për konsum energjie është debatuar shumë kohët e fundit, pasi biznesi e ka kundërshtuar për shkaqe financiare.
Siç shkruan e përditshmja “Shqip” ditën e premte, subjektet, kryesisht industritë, preken direkt nga ligji, pasi do të duhet ta sigurojnë vetë furnizimin me drita dhe jo ta marrin te KESH, me çmim më të ulët, sikurse veprohet aktualisht.
“Unë jam i sigurt që nga grupet e interesit, pavarësisht dakordësisë me këtë ligj, të ketë edhe kërkesa për shtyrje afatesh. Por, shtyrja e miratimit të këtij ligji, jo vetëm do të jetë në dëm të kompanisë KESH, por do të vazhdojë të rëndojë edhe mbi konsumatorët shqiptarë, sepse sa më shumë të shtyhet miratimi i ligjit, aq më shumë do të vazhdojë konsumatori shqiptar të paguajë faturat energjetike”, tha Ministris i METE-s, Nasip Naço, duke nënkuptuar se zgjidhja e shumëpritur mund të mos jetë e afërt.
Me ligjin e ri, “klient i kualifikuar” do të konsiderohet automatikisht çdo konsumator i energjisë elektrike, i lidhur në rrjetin e energjisë me tension 110 kV e sipër, si dhe çdo konsumator tjetër i energjisë elektrike që, pavarësisht nivelit të tensionit të rrjetit të energjisë elektrike në të cilin është lidhur, ka një konsum vjetor të energjisë elektrike më të madh se 50 milionë kilovat.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Çmimi i ri për energjinë elektrike
Më datë 30 nëntor, ERE do të mbledhë grupet e interesit për të diskutuar mbi propozimin e KESH, CEZ dhe OST për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. “Top Story”: Buxheti i vitit 2012
Një ditë përpara votimit dhe miratimit të pritshëm të projektbuxhetit në Kuvend, Ministri i Financave, Ridvan Bode, hodhi dritë mbi çështjet më të debatuara të këtyre ditëve, në emisionin “Top Story” të ditës së enjte. Dy ligje për të shpëtuar KESH-in
Kriza financiare e koorporatës elektroenergjetike shqiptare e ka detyruar qeverinë të dërgojë me urgjencë në Kuvend dy ligje, të cilët synojnë të lehtësojnë sadopak buxhetin e KESH. Ligji i parë i heq kesh detyrimin të furnizojë me energji kompanitë me konsum mbi 50 milion kilovat orë në vit. BSH: Rreziqet për ekonominë
Banka e Shqipërisë publikoi raportin e fundit mbi stabilitetin financiar të vendit, ku skanon ecurinë e ekonomise dhe sektorit bankar, si dhe rreziqet që mund te vijnë nga kriza e Eurozonës. BERZH, kredi 3 milionë euro për dy HEC-e
BERZH mbështet investimin në sektorin privat për prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri nëpërmjet një kredie prej 3 milionë eurosh për kompani private vendase, për të financuar ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla në verilindje të vendit.
Lajmet kryesore
Çmimi i ri për energjinë elektrike
KESH, CEZ dhe OST kërkojnë rritjen e kostos
Rama: Pakti me PD, jam skeptik
“Top Story”: Buxheti i vitit 2012
Dyfishohen gjobat e Policisë Rrugore