Vrasja ne Lac arrestohet autori

Një 20-vjeçar u ndalua nga policia e Kurbinit në orët e para të mëngjesit, si i dyshuar për autorësinë e vrasjes së ndodhur në qytetin e Laçit, gjatë ditës së mërkurë.
Eldon Kola u vendos nën pranga pa bërë rezistencë në banesën e tij në fshatin Skuraj. Policia beson se është ai njeriu që qëlloi me një armë kallashnikov ndaj Kastriot Brozit, duke e lënë të vdekur në vend. Arsyet e këtij ekzekutimi nuk janë qartësuar ende plotësisht.
Burimet e forcave të rendit lajmëruan se në banesën e 20-vjeçarit është gjetur edhe arma e krimit, që për momentin përbën provën më të fortë të akuzës ndaj Kolës.
Pasditen e së mërkurës, Kastriot Brozi u qëllua në qendër të qytetit, në zbritje të autobuzit të linjës Laç-Gallat. Fillimisht, policia e pati të vështirë të identifikonte një pistë, pasi Brozi njihej si një njeri pa probleme apo regjistër penal në të shkuarën. Megjithatë, besohet se sekuenca e krimit është arritur të ndërtohet, falë edhe dëshmitarëve pamorë.
Më parë gjatë javës, një tjetër person u vra në mënyrë të ngjashme në një lagje periferike të qytetit bregdetar të Durrësit. Ngjarja ndodhi në afërsi të ish-Ndërmarrjes së Konservimit në Spitallë. Viktima, sipas burimeve të policisë lokale, ishte shtetasi Islam Puja, rreth 40 vjeç.
Autori i këtij krimi, shtetasi Andrea Berberi, gjithashtu u ndalua në mënyrë të shpejtë nga uniformat blu.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Zjarr në trenin e linjës Tiranë-Durrës
Një shkëndijë elektrike në lokomotivën e trenit të linjës Tiranë-Durrës, ka shkaktuar zjarr dhe panik mes pasagjerëve. Elbasan, plagosen rëndë dy policë
Dy efektivë të policisë së patrullës së përgjithshme në Elbasan janë plagosur rëndë mëngjesin e së enjtes. Banda e Durrësit, vijon mbrojtja e të pandehurve
Sardjan Sulejmani dhe Kristian Begu jane dy të pandehurit e radhës në procesin gjyqësor ndaj bandës së Durrësit, që nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës kanë paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda konkluzionet përfundimtare ndaj akuzave të ngritura.
Gjirokastër, sekuestrohet hashash, një në pranga
Një person është arrestuar sepse transportonte një sasi të konsiderueshme droge, hashash me automjetin e tij.
Korcë, bllokohen 37 kg marijuanë
Forcat e policisë së qarkut të Korcës kanë kryer në orët e para të mëngjesit të së enjtes një operacion anti-drogë, gjatë të cilit janë konfiskuar 37 kg lëndë narkotike.
Lajmet kryesore
Çmimi i ri për energjinë elektrike
KESH, CEZ dhe OST kërkojnë rritjen e kostos
Ligji për KESH-in rrezikon shtyrjen
Rama: Pakti me PD, jam skeptik
“Top Story”: Buxheti i vitit 2012
Dyfishohen gjobat e Policisë Rrugore