E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për diskriminimin, ndihmë për vizat

Kryeministri Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Ndërminostror, se miratimi i ligjit kundër diskriminimit i ka dhënë një ndihmë të madhe vendit në procesin e liberalizimit të vizave. Ai shtoi gjithashtu se realizimi i heqjes së vizave mbetet prioritet i qeverisë
Gjithashtu Berisha duke e cilësuar miratimin e ligjit kundër diskriminimit si shumë të rëndësishëm urdhëroi ngritjen e sekretariatit për zbatimin sa më të shpejtë të këtijligji. Sipas tij ligji ka një mbështetje të gjithanshme por duhet një përqindrim i madh në problemet e romëve dhe egjyptianëve. "Qeveria ka bërë përpjekje të madhe dhe po vazhdon përpjeket si për strehimin e tyre, shkollimin dhe regjistrimin e tyre" theksoi Berisha.
Ai shtoi se pak ditë më parë në Tiranë qëndroi një grup zyrtarësh dhe ekspertësh të KE-së në një mision monitorues për çështjen e vizave dhe se vlerësimet e të dërguarve të KE-së ishin inkurajuese për Shqipërinë.
"Në të gjitha blloqet e urdhër-rrëfyesit japin rezultate të prekshme theksoi Berisha duke shtuar se ky proces u shndërrua edhe në një faktor të rëndësishëm të ndryshimeve në kahe pozitive të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›