E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, përplasen makinat, vdes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fier-Ballsh. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "ofiçina e vjetër" ku dy makina janë pëplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një 20-vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 20-vjeçari Xhuliano Begaj gjeti vdekjen në vendngjarje ndërsa Xhemal dhe Adelina Kamaj kanë mbetur të plagosur dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilin udhëtonte automjete me targa italiane e drejtuar nga 20-vjeçari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›