Ligji për kompensimin e pronave, ridimensionon financimet
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme projektligjin "Për caktimin e fondit të kompensimit të pronave", që sipas Kryeministrit Berisha, "ridimensionon detyrimin dhe burimet e qeverisë për të kompensuar pronarët shqiptarë".
Kompensimi me vlerën e tregut, sipas Kryeministrit Berisha, "është një faturë shumë e madhe, që ka dinamizmin e saj nga viti në vit, sepse i tillë është dinamizmi i vlerës së tregut". Por, sipas tij, "kompensimi i pronarëve është një detyrim madhor Kushtetues dhe moral i maxhorancës ndaj atyre që në mënyrën më të padrejtë dhe më klasore iu morën pronat dhe u shpronësuan".
Në këtë drejtim, Kryeministri u shpreh se "me këtë ligj hapen shtigje dhe mundësi të reja për fondin fizik dhe monetar të kompensimit të pronarëve".Duke u ndalur te legjislacioni ekzistues, Kryeministri vuri në dukje se "ligji i vitit 1994 i ndalon qeverisë të shesë toka, por ligji mund të amendohet në funksion të procesit të kompensimit të pronarëve".
"Këshilli i Ministrave duhet të autorizohet të përdorë trojet në mënyrën më eficente për kompensimin e pronarëve. Konkretisht për qendrën e Tiranës ankandi duhet të jetë për metër katror ndërtimi, natyrisht në përputhje me urbanistikën e qytetit, sepse kështu arrihet vlera më maksimale", tha Kryeministri Berisha.
Krahas fondeve të krijuara nga ankandet e pronave dhe aseteve shtetërore, që ligji i adreson në fondin monetar të kompensimit të pronarëve, Kryeministri Berisha vlerësoi se "është vepruar shumë drejt edhe me vendimin që 10 për qind e fondit të privatizimeve të kalojë për kompensimin e pronarëve".