Ligji për mjekët e rinj/ Studenti, zv/ministres: Pse nuk tregoni, sa duhet të paguajmë nëse nuk qëndrojmë këtu

Përfaqësuesi i studentëve të mjekësisë, Juri Taullau ka deklaruar se në ligjin e miratuar në Kuvend për frenimin e ikjes së studentëve të mjekësisë, nuk është shpjeguar se sa duhet të paguajnë për të mos qëndruar në Shqipëri pas studimeve.
Duke folur në emisionin “Publikisht”, Taullau ka theksuar se një ligji i ri është krejt absurd dhe i ka vendosur studentët e mjekësisë përpara detyrimeve antiligjore.
“Projektligji shpjegon se aq shumë gjëra sa po ta nisim nga gjërat më bazike; cenon të drejtat tona. Unë si individ kam të drejtën të arsimohem dhe unë si individ kam të drejtën të punësohem me zgjedhjen time dhe me dëshirën time në një vend që vendos unë.
Ku qëndron e prekura? Unë si maturant jam përballë një kushtëzimi që nëse dua të zhvilloj dhe të studioj në fushën e mjekësisë paraprihem nga një ligj që duhet të punoj 5 vite me detyrim ose të mos regjistrohem fare në mjekësi.
Tani detyrohem që ose të punoj 3 vite ose të paguaj një shumë që nuk është vendosur akoma dhe kjo është më absurde për mua sepse ju votuat një ligj ku nuk është përcaktuar shuma dhe ju thoni se shuma do të vendoset nëpërmjet metodologjisë që do miratohet nga Këshilli i Ministrave, do e përcaktojë universiteti çdo vit. Pra, ne u kthyem në bursën e euros, shuma ngrihet dhe ulet dhe ne nuk e dimë sa duhet të paguajmë”, u shpreh përfaqësuesi i studentëve të mjekësisë, Taullau.
/rtsh.al/