E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Beograd, Vuçiçi takon Dodikun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në një takim në Beograd së bashku me patriarkun serb Porfirije, presidentin e Republikës Serbska Millorad Dodik. “E kam dëgjuar presidentin Dodik me vëmendje të madhe, lidhur me të gjitha zhvillimet në Republikën Sërpska dhe në Bosnje-Hercegovinë dhe jemi pajtuar që të organizojmë një takim të të gjithë trupave shtetërore të Serbisë dhe Sërpska-s, në territorin e Republikës Sërpska, sa më shpejt që është e mundur”, tha Vuçiç pas takimit. 

Takimi mes Dodik dhe Vuçiç zhvillohet në kohën e rritjes së kritikave të faktorit ndërkombëtar ndaj presidentit të entitet serb në Bosnje-Hercegovinë. 

Ndërkohë, menjëherë pas takimit të tyre  Parlamenti i Republikës Sërpska miratoi sërish ligjin që e kriminalizon shpifjen, i cili, sipas kritikëve, do ta kufizojë lirinë e shprehjes dhe do të heshtë kritikët e medias. 

Ligji i ri ndryshon atë aktual duke rikthyer gjobat në deri 60.000 euro për shpifje. 

Dodik, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për politikat e tij përçarëse, kërcënimet për ndarje territoriale dhe moszbatimin e marrëveshjes së Dejtonit.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›