Ligji, sherbimet dentare ende falas
Sonila Isaku
Nje skandal tjeter shenohet ne ligjet shqiptare dhe pikerisht ne ate te shendetesise. Ligji, i cili percakton se si do te funksionoje shendetesia shqiptare daton ne vitin 1963 dhe eshte totalisht jashte funksionit te kohes. Ne kete ligj, parashikohet ende se sherbimi stomatologjik paguhet ne pjesen me te madhe, pra 70 per qind nga shteti. Ky ligj i hartuar ne vitin 1963 dhe i amenduar ne vitin 1993, vazhdon te vendose rregulla mbi klinikat dentare, por edhe mbi te gjithe sistemin shendetesor shqiptar. Ne nenin 8 te ketij ligji, parashikohet qe pajisja me proteza mbulohet 100 per qind nga shteti, ndersa sherbimet e tjera subvencionohen ne masen 70 per qind. Ne te vertete, shqiptaret sot paguajne miliona leke per vendosjen e protezave, apo dhe trajtimin mjekesor ne klinikat private. Keto te fundit parashikohen ne nenin 3 te ketij ligji, por vetem per hapjen dhe mbylljen e tyre dhe jo pagesat dhe ofrimin e sherbimit. Ndonese ligji parashikon sherbime falas dhe ne klinika shteterore, sot asnje prej ketyre pikave te ligjit nuk zbatohet. Sherbime te tjera, te cilat garantohen falas jane sherbimet laboratorike, perdorim dhe furnizim te pacienteve me gjak, si dhe dhenien e medikamenteve te tjera falas. Ndersa ne masen 70 per qind, po sipas nenit 8, parashikohet mbulim i sherbimeve stomatologjike ambulatore mbi moshen 18 vjec. Ne rastet kur pacienti merr sherbim mjekesor ne shtepi, si dhe te specialisti paguan vetem 30 per qind te pageses.
Mungesa e nje ligji baze per shendetesine tregon se asnje prej drejtuesve te kesaj ministrie si dhe ligjberesve shqiptare nuk eshte marre seriozisht me te. Ky amendim vertetohet me faktin e vetem se shendetesia shqiptare funksionon prej me shume se 44 vitesh me nje ligj te pandryshuar, cka nuk i perputhet aspak realitetit. Ligji baze qe percakton te gjitha rregullat, procedurat, detyrimet, sigurimet dhe kujdeset shendetesore eshte hartuar per here te pare ne vitin 1963. Qe nga ky vit, asnje minister, qeveri apo parti ne pushtet, nuk ka marre iniciativen per te bere qofte edhe me te voglin ndryshim. Sipas te dhenave, rezulton se vetem ne vitin 1993 jane bere disa ndryshme te pakta ne akte nenligjore per te perputhur shprehi apo ndryshime te termave mjekesore te kohes. Drejtuesit e Ministrise se Shendetesise kane parashikuar ne vitin 2008 te hartojne ligjin e ri te shendetesise.