E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjvenesja afrikano-amerikane udheheq nismen Grate per Paqe Boterore

Kongresistja amerikane Edi Bernise Xhonson po kryen mandatin e saj te 10-te si perfaqesuese e nje distrikti te Teksasit qe perfshin nje pjese te madhe te qytetit te Dallasit. Ajo eshte infermierja e pare qe u zgjodh per ne Kongresin amerikan dhe ka themeluar nje nisme te udhehequr nga grate te bazuar ne zgjidhje jo te dhunshme te konflikteve te quajtur Nje Bote e Grave per Paqe Boterore. Korrespondentja e Zerit te Amerikes prane Kongresit Sindi Sejn sjell hollesi nga Uashingtoni.

Kongresistja Edi Bernise Xhonson thote se kur mberriti per here te pare ne Uashington para 20 vjetesh si anetare e sapozgjedhur e Kongresit i njihte mire sfidat e te qenit afrikano-amerikane me titull te rendesishem meqe kishte sherbyer si anetare e legjislatures shteterore te Teksasit.

Kur rritesh ne Teksas si afrikano-amerikane fiton njefare aftesie rezistence. Dhe te vjen keq per te tjeter qe nuk dine shume gjera.

Zonja Xhonson thote se tani pas 20 vjetesh gjerat nuk kane ndryshuar shume dhe ka ende disa pjesetare te stafit te Kongresit qe e shperfillin dhe e trajtojne sikur te ishte sherbyese e stafit e jo kongresiste veterane.

Kur nuk te respektojne te shtyjne anash te shperfillin ne ashensor ose nuk tregojne kurrfare miresjelljeje e kupton sesa te paditur dhe duhet ta pranosh kete fakt.

Ne vitin 2010 kongresistja Xhonson ishte gruaja e pare afrikano-amerikane qe zgjidhej ne Komisionin e Dhomes se Perfaqesuesve per Shkence dhe Teknologji. Ajo tha se pajtohet fuqishem me Presidentin Barak Obama se Shtetet e Bashkuara ka mbetur mbrapa vendeve te tjera ne fushen e shkences dhe matematikes dhe se kjo pengon aftesine per te konkurruar me vende te tjera.

Ajo thote se Shtetet e Bashkuara nuk do te jene ne gjendje te konkurrojne ne skenen boterore nese nuk i kushtojne me teper rendesi sigurimit te mesuesve te cilesise se larte.

Nuk e di arsyen por ne nuk i kemi nxitur njerezit tane me te afte per tu bere mesues. Ne kemi nje numer mesuesish te mire por mesues qe nuk jane diplomuar ne fushat ne te cilat japin mesim duke demtuar keshtu si mesuesit edhe nxenesit.

Pas sulmeve terroriste te 2001-shit ne Shtetet e Bashkuara kongresistja Xhonson thote se ndjeu se i duhej te bente dicka ne perpjekje per te pakesuar dhunen ne bote. Ajo thote se beson qe grate kane aftesi te vecante per te punuar drejt paqes ne te gjithe boten.

Nje nga arsyet thote zonja Xhonson eshte se grate jane nenat u ushtareve. Gjeja e fundit qe do te donte nje grua eshte qe femija e saj te duhet te shkoje ne lufte dhe te vritet.

Kongresistja Xhonson themeloi nismen Nje Bote e Grave per Paqe Boterore e cila perfshin nje program mesimor per zgjidhjen e konflikteve per vajzat e te gjitha moshave. Ajo thote se programi mbeshtetet ne respektin per ata qe kane besime te ndryshme.

Kjo eshte qasja jone qe te respektojme keto dallime te lejojme njerezit te kene hapesiren e tyre te kene keto dallime. Une kam punuar me njerez ne zonat e shkaterruara nga lufta nga Bosnja ne Afganistan Bahrein ne te gjithe Afriken me gra nga Sudani me gra palestineze e izraelite si dhe irakiane.

Zonja Xhonson thote se ne udhetimet e saj ne Afrike dhe ne gjithe boten ajo gjithmone kerkon te takohet me gra udheheqese. Ajo thote se u ka sugjeruar shume grave te perfshihen ne bisedimet e paqes mes izraeliteve dhe palestinezeve sepse ajo beson se konflikti nuk do te zgjidhet pa pjesemarrjen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›