E Shtunë, 31 Tetor 2026

LigoriBashkeshorti i Bulkut e miku i Rulit mori 2-HEC-e


Partia Socialiste ka zbuluar sot fakte te tjera qe sipas saj deshmojne korrupsionin per dhenien me koncension te HEC-ve per bashkeshortin e deputetes Bulku duke paralajmeruar gjithashtu se neser nga selia roze do publikohet nje tjeter mega afere.
Deputetja Shegushe Ligori deklaroi se administratori i firmes qe ka marre koncension per 2 HEC-se zoti Fatos Pashko eshte jo vetem bashkeshorti i deputetes Rajmonda Bulku por edhe familjar i afert i ministrit te Ekonomise Genc Ruli.

Sipas Ligorit kur afati i percaktuar per fillimin e investimeve po shkonte drejt fundit ka konkuruar edhe zoti Pashko administrator i firmes qe ika fituar koncension per 2-HEC-e.
Deputetja socialiste tha se si ne rastin e deputetes Albana Vokshi ne rastin e ministres Bregu dhe ne rastin e publikuar se fundmi shteti vihet ne dispozicion te pushtetit per te vjedhur faktet.
Ajo leshoi akuza edhe ndaj QKR qe sipas Ligorit po fsheh fakte.
Zonja Ligori paralajmeroi se diten e neserme PS do beje publike nje megaafere te re qe do tregoje lidhjet e ngushta mes familjare te pushtetit dhe korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›