E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lija e majmunit, OBSH ngre alarmin: 3 vdekje dhe mbi 6 mijë të prekur nga virusi

OBSH ka ngritur alarmin për linë e majmunëve. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus ka shprehur shqetësimin për shkallën dhe përhapjen e virusit të lisë së majmunit.

“Testimi mbetet një sfidë dhe ka shumë të ngjarë që ka një numër të konsiderueshëm rastesh që nuk janë kapur. Evropa është epiqendra aktuale e shpërthimit, duke regjistruar më shumë se 80% të rasteve globalisht. Në Afrikë, rastet po shfaqen në vende të pa prekura më parë. Ekipet e mia po ndjekin nga afër të dhënat. Unë planifikoj të rimbledh komitetin e urgjencës për epidemiologjinë aktuale dhe evolucionin e shpërthimit dhe zbatimin e masave kundër”, tha Tedros, raporton AA. Në total që prej rastit të parë të konstatuar me linë e majmunit, janë prekur 6027 persona në 59 vende dhe kanë vdekur 3 persona.

Në një takim të 27 qershorit, komiteti i urgjencës tha se shpërthimi i lisë së majmunëve nuk ishte ende një emergjencë globale shëndetësore. OBSH tha se po punon me vendet dhe prodhuesit e vaksinave për të koordinuar ndarjen e vaksinave, e cila aktualisht është e pakët dhe duhet të jetë e aksesueshme për njerëzit me rrezik të lartë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›